Manjani bazohet në sondazhe: Nëse opozita hyn në këto momente në zgjedhje fiton këto Bashki

Tuesday, 04 June 2019 18:42

Nga Ylli Manjani/ 

Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec.

Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën, Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën.

Kjo është bindja ime e mbështetur edhe në sondazhin e IPR Marketing.

Por kushti është që opozita të jetë unike dhe e organizuar mirë në terren.

Prandaj Rama nuk ka interes të dialogojë për të lejuar Opozitën të konkurrojë se është HUMBËS!

Ndoshta vërtetë opozita duhet të konsiderojë opsionin hyrje në zgjedhje, qoftë dhe me një shtyrje minimale të datës së zgjedhjeve, sa për të lejuar KQZ të bëjë rregjistrimet dhe përgatitjen e infrastrukrurës zgjedhore...

Ndoshta, them me kaq informacion sa kam nga lajmet. Por edhe nga ndjesia e përgjithshme që ekziston nga frika e përplasjeve të dhunshme.

Dhuna nuk pranohet nga askush! Deri më sot monopolin e dhunës e ka qeveria, e cila po bën çmos t'ja kalojë opozitës.

Nga ana tjetër, opsioni që të ikë Rama që të fitohen zgjedhjet më duket i drejtë, por jo i dëshiruari.

Edi Rama duhet mundur në pushtet, aty ku është, tani në zgjedhje lokale dhe pak më vonë në zgjedhjet politike...

Jam i bindur se është plotësisht e mundshme që të mundet megjithë potencialin kriminal, financiar e propagandistik që ka!

Jam i bindur sepse ka kaluar çdo limit konsumi dhe arroganca e tij është gropa politike që i ka hapur vetes.

Por mendim e kam këtë që sapo shkrova. Mbase shërben ndokund...

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...