Po vjen fortuna e dytë nga Gjermania për Ramë, sërish "Bild" dhe sërish me përgjime

Tuesday, 04 June 2019 20:40

Po vjen fortuna nga Gjermania. Dhe pikërisht nga gazetari i prestigjozes gjermane ‘Bild’, Pieter Tiede, i cili publikoi pak javë më parë në jëtë gazetë një shkrim kur për herë të parë zbardheshin përgjime ku vetë Edi Rama kujdesej se si i kishte shkuar plani i manipulimit të votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017, pritet të kthehet fuqishëm sërish me një tjetër shkrim po për shitblerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.

Në një komunikim me Faxnews Tiede konfirmon se pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave, dhe shembuj nga rasti i Astrit Avdylit, i njohur edhe si një nga të fortët e Shijakut.

Ky do të jetë një tjetër tërmet për qeverinë Rama, e cila në shkrimin e parë e kryqëzoi gazetarin gjerman, me pretendimin se ai ishte i blerë dhe kishte lidhje me opozitën.

 

Njoftimi i gazetarit

‘Përshëndetje, kam një histori të re … do të botohet sonte ose nesër në mëngjes … Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste … Me gjashtë rregjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht …

Ajo që kemi janë  regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime  në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit.

Telefonata të bëra me politikan dhe votues’, shkruan Tiede.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...