Çim Peka nis emisionin e ri në televisionin "Syri TV"

Tuesday, 04 June 2019 21:49

Të ftuar në puntatën e parë të emisionit “Çim Peka Live” në Syri Tv janë dy gazetarët e njohur Sokol Balla dhe Blendi Fevziu.

Të pyetur për krizën politike në vend dhe mospërfshirjen e ndërkombëtarëve të dy gazetarët kanë pasur mendime të ndryshme.

Fevziu u shpreh se ndërkombëtarëve u ka ardhur në majë të hundër ndaj politikës shqiptarë, ndaj edhe ka vendosur që të mos ndërhyjë dhe ta zgjidhin vetë situatën ku janë futur.

 “Nëse zgjidhja gjendet midis forcave politike ndërkombëtarët janë dakord ta mirëpresin

Se çfarë thotë ndërkombëtarët underground është gjë tjetër. Ndërkombëtarë e kanë lënë krizën të zgjidhhet në Shqipëri.

Ndërkombëtarët kanë pas raste kur kanë dështuar si në rastin e UÇK-së në Maqedoni, ku i quajti edhe terroristë, kur UCK rrethoi Haraçinaj, negociuan dhe e futën në politikë.

Qëndrimi i ndërkombëtarëve është në rasport me zhvillimet. Nëse opozita mbush sheshet, atëherë ajo merr tjetër vëmendje”

Ndërsa gazetari Sokol Balla edhe pse e quajti parodi vajtjen në zgjedhje të vetme të maxhorancës, tha se janë ndërkombëtarët ata që sipas tij nuk kanë pranuar të shtyhen zgjedhjet.

“Ndërkombëtarët nuk kanë pranuar asnjë përpjekje për të shtyrë zgjedhjet. Në këtë vend ka rënë çatia, kënë rënë muret, por nuk kanë rënë themelet. Rama ka kërkuar të shtyhen zgjedhjet, por ndërkombëtarët kanë thënë jo”

Modifikuar më Tuesday, 04 June 2019 21:55

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...