Vasili: Rama shkreton vendin, 500 milion euro koncesion për dajën dhe nipin

E mërkurë, 05 June 2019 10:03

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Rama se po shkreton vendin me koncesione për të afërmit e tij.

Vasili shpjegon se në dy koncesione, në rrugën Milot-Balldren dhe në rrugën e Arbërit janë 500 milion euro të dhëna nga kryeministri Edi Rama për dajën dhe nipin e tij.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama shkreton vendin:500 milion euro koncesion për Dajë dhe për Nip.

Vetëm në dy koncesione: në rrugën Milot Balldrën dhe në rrugën e Arbërit janë plot 500 milion euro të dhëna nga Edi Rama ditën për diell, 500 milion euro për dajë dhe nip.

Në lekë shqiptarë këto 500 milion euro janë 650 miliardë lekë.

Janë baraz me ndërtimin e pesë QSU të reja që do ta shndërronin shëndetësinë e Shqipërisë në nivel europian.

Janë 250 gjimnaze moderne që do t’i mjaftonin Shqipërisë edhe sistemit shkollor edhe për 50 vjetët që vijnë.

Janë aq sa do të ndërtonin 12 kampuse universitare moderne dhe do bënin Shqipërinë të kishte akomodim universitar europian.

Janë aq para sa shpenzohen për barnat në spitale për 20 vjetë.

Janë mijëra apartamente për të pastrehët.

Janë aq sa shqiptarëve tu hiqej uji me orar por të furnizoheshin 24 orë si njerëz normalë.

Jane aq sa shqiptaret ta paguanin karburantin si maqedonasit dhe jo tu zhvatej gjaku e djersa perdite nga qeveria.

Jane aq sa mund te hiqej ne nje sekonde taksa e ndyre e rruges se Kombit dhe as Kosovaret dhe as Shqiptaret te mos paguanin asnje lek per rruget qe shqiptaret i kane paguar kaq here.

Kaq mjaftojne per te kuptuar cfare grabitqari dhe rrembyesi i parave te shqiptareve eshte Edi Rama dhe qeveria e tij qe po e konsiderojne qeverisjen placke tregu dhe nje pre per tu shqyer prej tyre..

Modifikuar më E mërkurë, 05 June 2019 12:44

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...