Tao Balla për negociatat…Kaos llogjik i paparë

E mërkurë, 05 June 2019 13:04

Nga Ylli Manjani

Ç’llogjikë! Taulant Balla, duke folur për DW, konkludon se negociatat do të hapen këtë vit. Por këtë konkluzion, po Taulanti, e bazon në ngjarje që nuk kanë ndodhur ende.

Së pari, Taulanti thotë që “Qeveria Gjermane ende nuk ka një opinion zyrtar për çështjen e negociatave”. Atëhere nga e merr sigurinë Tao që negociatat do hapen, kur qeveria Gjermane ende se di këtë gjë?!

Së dyti, po Taulanti thotë se ” deputetët gjermanë të CDU/CSU kanë opinione të ndryshme..” . Me të njëjtën logjikë, mbetet e njëtja pyetje: nga i vjen siguria Taos, kur edhe Parlamenti Gjerman është i pavendosur?!

Së treti, vendimi nëse hapen ose jo negociatat e Shqipërisë me BE e merr Parlamenti dhe jo qeveria Gjermane. Kështu ka qenë që prej vitit 2009. Por këtë nuk e thotë Taulanti. Por, një të vërtetë ama e pranon që negociatat nuk na qenkan hapur siç thanë vjet dhe, tani në qershor siç premtuan nuk i hapën dot. Besoj kur të kenë marrë pa zgjedhje demokratike 61 bashkitë, Europa do ta ketë më “të thjeshtë” t/ua çelë negociatat… Kaos llogjik i paparë!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...