Ulsiu e urdhëroi Arta Markun nga ekrani, ajo veproi

E mërkurë, 05 June 2019 18:12

Vetëm pak minuta pasi dr. Ulsi Manja kërkoi nisjen e hetimeve për “nxjerrjen e sekretit hetimor” pas publikimit të disa përgjimeve të dosjes “339” nga gazeta gjermane “Bild”, Prokuroria e Tiranës njoftoi publikisht se ka regjistruar procedim penal.

Gjatë të gjithë paradites së të Mërkurës, media shqiptare ka publikuar përgjimet e zbardhura që në orët e para të mëngjesit nga e përditshmja gjermane. Por, prokuroria zgjodhi që të thyejë heshtjen pas fjalimit të zgjedhur dhe të goditur të doktorantit në Krime Mjedisore, Ulsi Manja.

Njoftimi i Prokurorisë duket më shumë si vijim i parodisë së nisur nga dr. Ulsiu. Disa muaj më parë, kur pjesë nga përgjimet e dosjes “339” u publikuan nga “Zëri i Amerikës”, Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Në atë rast, hetimi nisi pas referimit të oficerit të Policisë Gjyqësore që kishte ndjekur dosjen “339” tek Krimet e Rënda. Në atë hetim gjendeshin emrat e të gjithë personave, prokurorë e oficerë të policisë gjyqësore, të cilët kishin pasur kontakt të drejtëpërdrejtë me aktet e dosjes “339”.

Çuditërisht, në listën e emrave të referuar ishte edhe ai i drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Në bazë të ligjit të ri procedurial penal, drejtuesi i Prokurorisë nuk mund të ketë akses në aktet e dosjes. Por, fakti që në listën e hetimit nga Prokuroria e Tiranës për nxjerrje sekreti hetimor është edhe emri i Donika Prelës, është dëshmi e fortë se ajo ka ndërhyrë në këtë dosje.

Megjithatë, pavarësisht se kanë kaluar disa muaj nga nisja e atij hetimi, ende nuk ka rezultat. Për më tepër, me ndërhyrjen e Donika Prelës, rezultatet e mundshme të atij procedimi penal janë bërë lëmsh.

Rreth një muaj më parë, Shefja e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranës që t’ia kalojë për kompetencë hetimin për “nxjerrje të sekretit hetimor”. Kjo kërkesë nuk është pranuar, pasi nuk ka bazë ligjore.

E, për këtë arsye, Donika Prela vendosi që të nisë kryesisht një hetim për nxjerrje sekreti në Prokurorinë për Krime të Rënda. Është e paqartë se si e ka argumentuar Prela nisjen e këtij hetimi, pasi Krimet e Rënda nuk janë kompetente për këto raste.

Për më tepër, hetimi që po zhvillojnë Krimet e Rënda për nxjerrje sekreti është absurd. Pasi, prokurorët e kësaj strukture duhet të zhvillojnë hetime, ndër të tjerë, edhe për shefen e tyre, Prela.

Prej së Mërkurës së kësaj jave, Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur sërish hetim për këtë çështje, me shumë mundësi, për të vijuar skemën e “Rilindjes”, e cila po synon të kanalizojë vëmendjen e opinionit nga skandali i përgjimeve tek “autorët” e publikimit./ Boldnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...