Gafa e prokurorisë pas skandalit të përgjimeve

E mërkurë, 05 June 2019 22:43

Pas publikimit të përgjimeve për dosjen 339/1, ka reaguar Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në një urdhër të firmosur nga dy prokurorët e dosjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, u ndalohet të gjitha mediave publikimin e këtyre përgjimeve.

Në shkresë thuhet se në bazë të nenit 295 të Kodit Penal ata që i publikojnë do të mbajnë përgjegjësi penale. Këtë zhvillim e ka komentuar dhe drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu.

Këtë urdhër, Blendi Fevziu e konsideroi kriminale pasi cënohet liria e medias. Drejtuesi i “Opinion” apeloi këdo që disponon dokumente të vlefshme për përgjimet e kësaj dosje, t’i paraqesë pranë emisionit për t’u publikuar.

“BILD” publikoi përgjimet, Krimet e Rënda marrin vendimin për dosjen 339

“Kjo është një shkelje e parimeve të shtypit të lirë, të fjalës së lirë dhe i deklaratës universale të Të Drejtave të Njeriut, artikulli 19 i të cilës i jep të drejtën shtypit të publikojë çdo material që e sheh si interes publik dhe aq më tepër materiale me një rëndësi të tillë. Shfrytëzoj një nen të Kodit Penal që nuk është për gazetarët. Ka pasur një nen në Shqipëri dhe është mbyllur me një fitore të shtypit, pra shtypi e ka tejkaluar këtë çështje në vitin 1995. Natyrisht Prokuroria mund të ruajë zyrat e saj mos dalin sekrete, por shtypi ka çdo të drejtë ta publikojë. Është artikulli nr.19 i deklaratës universale dhe Të Drejtave të Njeriut, është artikulli nr.10 i Konventës Europiane. Është një precedent i mbyllur në botë, është një precedent i mbyllur në shtëpi, është më pak se dritëshkurtësi, nuk dua ta quaj idiotësi sepse e quajti Hakorja dhe nuk vlen më shumë se idiotësi, që Prokuroria t’i kërkojë shtypit të mos publikojë. Çdo dokument autentik që keni, silleni se e publikoj unë, le të veprojë Gjykata. Le të vijë Prokuroria përpara se të ndalojë banditët. Është kriminale t’i kërkosh shtypit t’i mbylli gojën. Është më shumë se kriminale. Unë nuk e di ku e gjen kurajon një prokuror të kërkojë t’i mbylli gojën shtypit. Është e paprecedentë”,Drejtuesi i “Opinion” apeloi këdo që disponon dokumente të vlefshme për përgjimet e kësaj dosje, t’i paraqesë pranë emisionit për t’u publikuar”, deklaroi drejtuesi i emisionit Opinion.

Nga ana tjetër gazetari Fatos Hakorja tha se kjo është një gafë e prokurorisë. “Nuk mundte prokuroria ta ndalojë, këtu ndalon vetëm gjykata. Është shkelje ligji komplet”.

“Gjërat që ka aty janë më të rënda se ato që kanë dalë”, theksoi gazetari Basir Çollaku.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...