Kllounët që po hetojnë nxjerrjen e sekretit të dosjes 339

E Enjte, 06 June 2019 09:15

Mazhoranca, prokuroria dhe shërbëtorët e tyre mediatikë janë përfshirë në një garë absurde për të fshehur atë që ndodhi me shitblerjen e votave të rilindjes në Durrës, duke përndjekur nxjerrësit e sekretit që në fakt e zbardhën atë. Nën shembullin që kryeministri Rama dha në intervistën në Opinion, ku në vend të shqetësohej për fenomenin u preokupua për nxjerrjen e sekretit shtetëror, të gjithë vartësit e tij janë hedhur në sulm.

I pari që foli nga socialistët ishte Ulsi Manja. “Emrat që përmenden në përgjime janë çështje e drejtësisë, jam i shqetësuar që bërja publike e tyre e ka dëmtuar hetimin, se nuk e di ca ka mbetur pa iu servirur publikut nga PD nga ajo dosje. Jam i shqetësuar për degradimin dhe përdorimin politik të një dosje shumë të rëndësishme dhe sensitive, 339, po na kthen në kohën e diktaturës, kohën e gjykimeve publike”, dha orientimin ai.

Po me këtë linjë u shfaq pak më pas edhe ish vartësja e tij në Shkodër që sot luan rrolin e Prokurores së përgjithshme, Arta Marku. Gruaja që çdo ditë që qëndron në detyrë masakron imazhin e ideatorëve ndërkombëtarë të reformës në drejtësi deklaroi: “Prokurori i Përgjithshëm ndjehet i indinjuar që në radhët e prokurorisë akoma militojnë prokurorë apo punonjës të tjerë që janë gati që për interesa të vogla personale të bëjnë pazar me çdo dosje penale duke kontaminuar opinionin publik me informacione të pahetuara dhe të paverifikuara nga ata vetë si autoritete përgjegjëse për hetimin dhe verifikimin e tyre. Prokurori i Përgjithshëm i bën thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre”.

Pas urdhërit politik dhe atij të eprorëve në mënyrë më qesharake reaguan dy prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët urdhëruan mediat për mosbotimin e përgjimeve që tashmë gjendeshin në faqen e Bildit.

“Nisur nga fakti se publikimi i akteve të mësipërme cënojnë sekretin e hetimit paraprak lidhur me procedimin penal nr 339 të vitit 2016, i cili nuk ka përfunduar akoma, çmojmë se duhet ndaluar publikimi i tyre nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv. Në këto kushte urdhërojmë ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penal nr 339 të vitit 2016 nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv” thuhet në deklaratën për mediat” urdhëruan ata me një shkresë që për fat të mirë të mediave nuk e përfilli askush.

Por që kjo tablo të bëhej e plotë u vunë në shërbim dhe analistët e PS të cilët, në vend të mundoheshin të kuptonin se ç’ka ndodhur, filluan të kërkojnë se kush i ka nxjerrë sekretet. Shkrimi më tipik që u shpërnda në të gjitha mediat e majta qe ai i Alfred Pezës që thoshte: “Duken që janë po të njëjtët prokurorë e oficerë të policisë gjyqësore, që e kanë dorëzuar atë tek opozita, megjithëse ajo është ende zyrtarisht nën hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Është po e njëjta mendje që duket se po e përpunon. E njëjta dorë që i shpërndan. Është i njëjti regjisor që llogarit kohën, vendin, masën dhe cilësinë e përgjimeve që duhen publikuar. Sigurisht duke e programuar që më parë, se nëpërmjet kujt, kur dhe ku. E për ti bërë gati të tjerët që të maksimizojnë efektet e saj në publik”.

Pra po të shohësh të gjithë këtë zhurmë të njerëzve që po sillen si banditë të kapur në hall nga gjashtë përgjimet e publikuara nga Bild, të duket siku jeton në një republikë oruelliane ku më shumë faj ka ai që nxjerr të vërtetën sesa ai që ka bërë krimin./ Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...