Rama dhe Fuga urdhërojnë fresh-istët që të sulmojnë gazetarin gjerman në facebook

E Enjte, 06 June 2019 09:40

Pas publikimit të audio-përgjimeve të gazetës “Bild” për vjedhjen e votave dhe lidhjen e eksponentëve të PS-së me grupin e Avdylajve, porofili i “Facebook”-ut i gazetarit gjerman Peter Tiede është mbushur me trolle.

Mbështetës të Partisë Socialiste, me profilet e tyre ose dhe me profile false kanë komentuar në postimet e gazetarit duke mos u përmbajtur në fjalët që i drejtoheshin. Gazetari është fyer me fjalë nga më të rëndat, ndërsa akuzohet se ka marrë para për të publikuar audiot. Për ata që nuk e dinë kuptimin e fjalës “troll”, nënkupton postime sulmuese ose provokative online dhe personat që i publikojnë ato.

DISA KOMENTE:koment-4.jpgkom2.jpgkpment-1.jpgkom3.jpgkomm.jpgkommmmmente.jpgkom-3.jpg

Ditën e djeshme gazetari gjerman i gazetës “Bild”, Peter Tiede, publikoi 6 audio-përgjime që vërtetonin se si disa drejtori të rëndësishme në Durrës merrnin urdhra nga grupi i Astrit Avdylajt, se si ky i fundit zgjidhte kandidatët e Partisë Socialiste për deputetë dhe se si punonjësit e administratës kërcënoheshin me pushim nga puna në rast se nuk votonin PS-në.

Në audiopërgjime përfshihet dhe kryebashkiaku i Durrësit, i cili në një telefonatë me Avdylajn duket se kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin. Madje Avdylaj e dinte shumë mirë se ç’kishte bërë kryebashkiaku një natë më parë, të cilin e quan vëlla.. Hashtag

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...