Reagimi që Rama duhet të hapë veshët/ Zaev: Nëse nuk marrim një datë mund të bie qeveria

E Enjte, 06 June 2019 10:01

MAQEDONI E VERIUT
Nëse vendi nuk merr datë për fillim të negociatave, ekziston rreziku të bie qeveria. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. Në takim me gazetarët në Bruksel, Zaev ka thënë se shtyrja e vendimit në parlamentin gjerman për hapjen e negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend. Edhe procesi i rikonstruimit të Qeverisë, sipas kryeministrit, varet nga vendimi për datën.

“Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie Qeveria. Kjo qeveri stabile me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo për shkak se deputetëve u premtuam se sigurisht do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara. Ajo do të thotë se qytetarët do të inkurajohen të mbështesin nacionalizimin, radikalizmin dhe ajo nuk është në të mirë as të vendit tonë e as rajonit. Ato janë opsionet dhe ne frikësohemi nga ai variant”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Eurokomesari për zgjerim Johanes Han në një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ka tentuar të nxisë vendim pozitiv për dhënien e pëlqimit që Maqedonia e Veriut të fillojë negociata për anëtarësim. Deri në këto momente nuk ka detaje nga takimi. Kur na ndajnë rreth dy javë nga takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, akoma nuk dihet qëndrimi i tyre përfundimtar për Maqedoninë e Veriut. Takimi i një dite më parë i kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel duket se nuk ka ndryshuar asgjë. “Më shumë vende anëtare të BE-së refuzojnë fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan gazeta austriane “Die Presse” e cila më tej vazhdon se “të parat, Franca dhe Holanda fuqishëm kundërshtojnë fillimin e negociatave më të dyja vendet”

Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker pas takimit Zaevin pranoi se disa vende akoma janë kundërshtare të hapjes së negociatave tani.

Unë e di se disa shtete anëtare kanë shqetësime. Unë do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për t’i bindur ato”-theksoi Zhan Klod Junker, president i Komisionit Evropian.

Junker megjithatë kishte theksuar se në bazë të fakteve objektive, Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapin e radhës. Me eurokomesarin Han ishin takuar edhe përfaqësues të VMRO-DPMNE-së të cilët kishin shprehur shqetësimet për funksionimin e institucioneve në vend dhe ngecjen e reformave, por nga ana tjetër, kishin kërkuar fillim të negociatave për anëtarësim.

Modifikuar më E Enjte, 06 June 2019 10:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...