Nga Kim Mehmeti/
“Më pyesin gazetarët se çka i dallon përgjimet e dikurshme telefonike të opozitës maqedonase, që shpalosnin si regjimi kriminel VMRO-BDI kishte marrë zvarrë Maqedoninë, nga këto të sotmet, që tregojnë si mafiozët e kriminelët, ia zgjedhin burrështetasit Shqipërisë?
Dallimi është shumë i dukshëm dhe i qartë:”bombat” e opozitës maqedonase, kryesisht shpalosnin si politikanët hajdut, të zgjedhur nga populli, e ndihmonin njëri tjetrin gjatë vjedhjes së shtetit, e përgjimet telefonike lidhur me funksionarët e “Rilindjes” që e sundojnë Shqipërinë, janë më të frikshme dhe tregojnë si politikanët janë në shërbim të kriminelëve e mafiozëve që e kanë zaptuar shtetin!
E në ndërkohë, ndodh diçka edhe më e tmerrshme sa kaq: politikanët dhe hajdutët e Maqedonisë, dënohen e shkojnë në burg, e politikanët e Shqipërisë, të zgjedhur nga mafiozët e kriminelët, miratojnë ligje dhe kandidojnë në zgjedhjet vendore!”