Historia e gazetës që po trondit qeverinë Rama në BE

E Enjte, 06 June 2019 12:05

Një gazetë gjermane po trondit politikën shqiptare. Shqiptarët kanë dëgjuar orët e fundit më shumë se kurrë në jetën e tyre emrin e një gazete gjermane, të quajtur Bild. Por janë të paktë ata që mund të dinë disa gjëra për të përditshmen gjermane.

“Bild” është në fakt një tabloid, i themeluar në vitin 1952 nga Axel Springer. Ajo është për momentin gazeta më e shitur në Europë, me rreth 1.6 milionë kopje në print. Dikur shiste mbi 5 milionë kopje dhe ekspertët mendonin se në Gjermaninë e pasluftës, nuk ka pasur kurrë dikush më shumë pushtet se “Bild”.

Natyrisht është një gazetë që është vënë jo pak herë në qendër të kritikave, sidomos pasi çdo ditë publikonte një femër topless në faqen e parë.

Por pavarësisht kësaj, është një gazetë me shumë ndikim në politikën gjermane dhe mbetet media më e cituar në Gjermani. Këtë fakt e theksoi edhe gazetari Tiede. Kjo për shkak se citimi është një arsye për të thënë se është e besueshme.

Për gazetën flasin ekskluzivisht emrat më të njohur në botë, që nga presidenti amerikan Donald Trump e deri tek udhëheqësit kryesore të Gjermanisë.

Nuk dihet nëse Bild ka marrë nga ndikimi britanik apo janë tabloidët anglezë që kanë marrë prej saj, por disa simotra të Bild në Angli kanë një tirazh shumë të lartë dhe ndikim të fuqishëm po ashtu.

Gazeta njihet për pozicionimin e saj në krahun e konservatorëve, që do të thotë se është më pranë CDU/CSU. Megjithatë qëndrimet e saj kanë variuar në momente të ndryshme.

Ajo është pjesë e një grupi mediatik, të quajtur Axel Springer SE, me mbi 3.3 miliardë euro të ardhura. Kjo kompani është shtëpia më e madhe botuese në Europë dhe dominon tregun e të përditshmeve në Gjermani. Pjesë e saj janë edhe gazeta si ‘Die Welt’, të cilës i referohej një ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke theksuar se ajo ka publikuar një reportazh pozitiv për Shqipërinë. Madje edhe kryeministri Edi Rama foli për këtë gazetë. Por tirazhi i çdo gazete tjetër nuk afrohet askund me Bild, që mendohet se lexohet nga një në gjashtë gjermanë çdo ditë, shkruan express.

‘Babai’ i Bild është Axel Springer, që u ka lënë një ‘testament’ gazetarëve, të cilët e ndjekin me shumë rreptësi. Më kryesorja: të mbrojmë të drejtat e Izraelit.

Sot Bild është gazeta më pro-izraelite në Gjermani dhe Axel Springer thuhet se ka bërë më shumë se çdokush për të përmirësuar marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Izraelit.

Gazeta po ashtu njihet si një nga mediat më pro-amerikane në botë.

Ja disa prej parimeve të saj:

-Ne qëndrojmë për lirinë, sundimin e ligjit, demokracinë dhe Evropën e Bashkuar.

-Ne mbështesim të drejtat e Izraelit.

-Ne tregojmë solidaritetin tonë me bashkësinë liberale të vlerave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

-Ne refuzojmë ekstremizmin politik dhe fetar.

-Ne jemi të përkushtuar për një ekonomi tregu të lirë dhe sociale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...