Aleatët e Bashës: Qeveri tranzitore, Meta të shtyjë me 6 muaj zgjedhjet vendore

E Enjte, 06 June 2019 12:36

Krerët e 5 partive aleate të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me qytetarët. Në këtë organizim, që tashmë njihet si “Forumi për Zgjedhje të Lira”, që u organizua në Kamëz, u diskutua mbi për krizën politike, institucionale dhe ekonomike në të cilin ndodhet vendi.

Krerët e partive opozitare kërkuan nga qytetarët që të vijojnë rezistencën e tyre, të marrin pjesë masivisht në protestën e datës 2 qershor, si dhe i bënë thirrje Presidentit të Republikës, si i vetmi autoritet kushtetues, të deklarojë shtyrjen e zgjedhjeve 

“E shihni, sot dhe përditë, që vazhdon të mbretërojë si një sulltan në të gjitha institucionet shqiptare. Ka kaluar në delir. Krye ‘skifteri’ është ky vet, i cili ka vjedhur zgjedhjet. Kështu që ju bëj thirrje të gjithëve të vazhdojmë të jemi qëndrestarë, dhe të mblidhemi në protestën e ditës së shtunë, të jemi edhe shumë më tepër, sepse besoj se jeni irrituar me këto që po dëgjoni mbi ato që ai ka bërë gjatë zgjedhjeve. Nuk kanë vjedhur persona të veçantë, apo kryetarë bashkish, ka qenë ky shefi i vjedhjeve. Nuk mund të vidhte Dako pa bekimin e këtij, i ka bekuar ky këta, por ç’është më e keqja, mirë se i ka bekuar për vjedhje, por këta njerëz i ka marrë dhe i ka çuar në pushtet”, u shpreh Agron Duka i PAA.

“I kërkoj Presidentit të Republikës, si autoriteti kushtetues i vetëm i këtij vendi, i cili duhet të garantojë unitetin e popullit; i cili duhet të garantojë një shoqëri demokratike e pluraliste; i cili duhet të garantojë nga pikëpamja kushtetuese një shoqëri që bazohet mbi votën e lirë, të deklarojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale me 6 muaj. Në qoftë se Presidenti i Republikës ka deklaruar që është i gatshëm, në qoftë se do të ketë mirëkuptim politik, ne sot kuptojmë që nuk ka mirëkuptim nga pushteti i krimit.

Prandaj është e rëndësishme që të shtyjmë zgjedhjet për 6 muaj dhe të ndërtojmë një qeverisje tranzitore. Me burra dhe gra me integritet nga të dyja krahët politike, por edhe akademikë, të cilët të çojnë vendin në një qeverisje për të garantuar atë që është më e rëndësishmja: Zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

“Ky njeri na ka futur dorën në xhep të gjithëve neve, dhe e ndan me këto 10-15 vetë. Një pjesë e këtyre parave kanë ardhur edhe nëpërmjet duarve të zeza fare, nga duart e drogës dhe të krimit e po shërbejnë për të blerë votat. Tani ky lloj rrethi, që merr lekët për të blerë votat, mbasi merr votat merr pushtetin për të vjedh lekët, për të blerë votat përsëri, për t’u rrotulluar përsëri këtu, në qoftë se ne nuk do ta ndalojmë do të na ndjekë gjithë jetën. Duhet me e ndalu’, me e thy’, këtë lloj rrethi të keq. Na takon të ngrihemi, të rezistojmë, kjo është betejë jetë a vdekje”, u shpreh Dashamir Shehi.

“E vetmja mënyrë me të është përballja, dhe përballja është protesta. Çdo gjë e ka një lloj fundi, për atë, të merituar. E kanë shoqëruar skandalet, nuk është thjeshtë dëshira jonë për ta larguar, apo e opozitës për të ardhur në pushtet. Nuk ka kërkuar pushtet opozita, nuk kërkon pushtet Lulzim Basha, ne kërkojmë largimin e këtij kryeministri që është kapur peng nga grupet kriminale. Ta mbyllim me një ‘Rama ik’ të fuqishëm!”, tha Nard Ndoka.

“Pak nga pak, ngjan sikur jemi përshtatur edhe ne me pabarazinë, me padrejtësinë, me votën e vjedhur, shpeshherë edhe duke mitizuar pushtetarët, qeveritë, duke u dhënë pushtete të pa kontrollueshme. Këto gjera Europa nuk i pranon, janë realitete të ndaluara, me të cilat nuk mund të bashkëjetojë. Në tavolinën europiane politikanë të korruptuar si Edi Rama nuk mund, dhe nuk do të rrinë asnjëherë të barabartë. Jemi brez i humbur, ne po se po, por mbi ne rëndon edhe përgjegjësia nëse do të jetë i humbur edhe brezi i fëmijëve tanë. Nuk mund t’ia falim një brez të tërë, të shoqërisë sonë, Edi Ramës dhe interesave të tij okulte. Duhet të ndërgjegjësohemi!”, deklaroi Vangjel Dule.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...