'Bild' dhe një aktakuzë tjetër madhore mbi Edvin Kristaq Avdylin

E Enjte, 06 June 2019 15:02

Nga Sali Berisha

I goditur tashmë në zemër për vdekje nga publikimet e “Bild”, të cilat rrëzojnë përfundimisht narkozgjedhjet e qershorit 2017 dhe narkoparlamentin e dalë prej tyre, Edvin Kristaq Avdyli apo Lala - në panik të plotë dhe në një akt të pashembullt në tërë historinë e pluralizmit - urdhëroi dje censurën në mediat e vendit, të publikimeve të gazetës gjermane në Shqipëri.

 

Ky urdhër antikushtetues, i kryekreut të meduzës, skizoidit, monstrës së pluralizmit, Edvin Kristaq Ndoka apo Brajeviçi, është një aktakuzë tjetër po kaq i rëndë sa dhe vetë publikimet që nxori para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar kriminale të tij dhe narkoshtetit që ky ngriti në Shqipëri.

 

Kjo, sepse ky urdhër dëshmon se kreu i narkoshtetit Edvin Kristaq Dajti apo Shullazi, për të mbrojtur krimet e tij monstruoze elektorale të ndalimit, blerjes, dhunimit të vullnetit të qytetarëve, të shprehur me votën e tyre, vendos në gijotinë fjalën e lirë duke merituar tashmë, jo vetëm për shkak të Kristaq Xhelatit, të quhet monstër e pluralizmit politik dhe e mendimit, pra të thirret Edvin Kristaq Xhelati.

Publikimet e “Bild” dhe akti i djeshëm i Edvin Kristaq Droga, provuan para çdo shqiptari dhe qytetari të lirë në botë apo miku të Shqipërisë, drejtësinë e vendimeve dhe misionit të opozitës shqiptare për përmbysjen me çdo kusht dhe me çdo çmim të monstrës së pluralizmit, kreut të narkoshtetit dhe regjimit të tij të kakistokracisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...