Nga Tritan Shehu
Edi Rama po i ben nje dem te madh Kosoves, dialogut te saj me Serbine dhe njohjeve nderkombetare me kercenimet per Bashkimin me Shqiperin, ose sic e quajne jo miqt tane per “Shqiperin e Madhe”. Pasi perdori krimin per pushtet tani Edi Rama po perdor Kosoven per te kercenuar Europen vetem e vetem per te mbrojtur pushtetin e tij. Nese do te donte vertet Kosoven Edi Rama nuk do te mbeshteste ndarjen e saj, nuk do tu vendoste traun kosovareve e shqiptareve, Shqiperia nuk do te ishte vendi i dyte pas Serbise me tarifat me te larta per Kosoven, dhe nuk do behej nje shkak me shume per pengimin e liberalizimit te vizave ndaj Prishtines, Perdorimi i Kosoves per interesa personale eshte kriminale. Teza e loja “nacionaliste” e gjoja bashkimit te Shqiperise me Kosoven eshte ne dem te perspektives europiane te Shqiperise, Kosoves, te Rajonit e te stabilitetit te tij.
Kjo demagogji shkon ndesh me interesat tona kombetare te bashkimit real te te gjithe shqiptareve neser, si vende pa kufije ne BE.