Tiede: Mafia në Shqipëri ka lokalet e veta dhe laboratorë droge

E Enjte, 06 June 2019 22:40

Gazetari gjerman Peter Tiede në një lidhje me skype me emisionin “Të Paeskpozuarit” foli rreth hetimeve të bëra nga ai vetë në Shqipëri, si dhe për skuadrën e tij. Tiedi tha se është mjaft i informuar rreth situatës në vend, ndërsa nuk la pa përmendur lokalet e mafias dhe laboratorët që disponojnë.

Hila- A ja ka kaluar Shqipëria Marokut për eksport hashashi?

Po Shqipëria ja ka kaluar Marokut. Nuk bëhet fjalë vetëm për marijuanë. Serbia. Mafia shqiptare është eksportuesi kryesorë për heroinën. Nëpërmet mafias italiane në portin e Vlorës kalon në Gjermani. Nëse flasim për zonën e Hasit kemi shumë familje që jetojnë në Britaninë e Madhe në salla të mëdha. Në Maltë gjatë një kontrolli rutinë janë gjetur 3 kontejnerë. Ata ishin të mbushur me kokainë. Në gjermani kemi gjetur kokainë të fshehur mes kontejnerit të bananeve, bëhej fjalë për një tregtar shqiptar.

Hila –Sa është grupi i tij?

Unë vetëm dhe disa ndihmës. Përse Prokuroria shqiptare nuk ka personel të mjaftueshëm? Kush i nxit njerëz si Dritan Zagani të largohen nga Shqipëria? Besoj se për këto gjëra duhet të flitet në Shqipëri, është problem i strukturave.

Lala-Përshëndetje Peter.A dispononi ju çështje të trafikantëve shqiptarë që kanë të bëjnë me çështje të trafikimit dhe shitblerjes së votave?

Nuk është e thjeshtë. Na duhet të bëjëm verifikime nëse gjërat janë të vërteta. Nëse përgjimet janë vërtet nga Prokuroria. Duhet të jeni të sigurtë që do ketë progres.

A keni takuar një nga zyrtarët e Prokurorisë për Krimet e Rënda?

Jo, edhe për sa i përket Simonit ka qenë një ftesë kortezie. Unë kam qenë për të hetuar një person të përfshirë në çështje të trafikimeve njerëzore. Në faqen time të facebook kam publikuar disa foto që vërtetojnë që kam qenë në Shqipëri. E di shumë mirë si bare të ndryshme të ndryshme të bregdetit përdorin material për t’i mbrojtur nga dëmtimet e rërës. Mafia ka lokale të veta dhe unë e di se ku ka laboratorët e drogës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...