Listat e zgjedhësve janë të manipuluara, Hasa: 10 për qind e të dhënave të votuesve të modifikuara

Premte, 07 June 2019 13:36

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Endri Hasa shprehet se 10 për qind e të dhënave të votuesve janë modifikuar pa asnjë dokumentacion, ndërsa shton se ky veprim ka cënuar rëndë listën e zgjedhësve.

Me një shënim në “Facebook”, Endri Hasa thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po përpiqen për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet.

Sipas tij, listat janë modifikuar në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Gjendjen Civile.

Postimi i ish deputetit demokrat Endri Hasa:

Të dhënat e 10% të zgjedhësve janë modifikuar pa asnjë dokumentacion dhe është cënuar rëndë lista e zgjedhësve. Këto janë listat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit sepse vesi del me shpirtin dhe ata bëjnë çdo ditë çdo gjë vetë për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet sepse vetëm këtë dinë të bëjnë.

Listat e zgjedhësve janë cënuar rëndë dhe janë modikuar në kundërshtim me Kodin Zgjdhor dhe Ligjin për Gjendjen Civile.

Ky është konkluzioni i raportit final të auditimit të kryer sipas kodit zgjedhor mbi veprimet në në Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile i paraqitur dje në mbledhjen KQZ.

Nga Dhjetori 2018 deri në listën finale rezulton që 350.843 qytetarëve i janë modifikuar të dhënat e banimit dhe për këto veprime mungojnë gjurmët e sistemi dhe dokumentacionet përkatëse. Mos identifikimi se kush ka kryer ndryshimet mbi të dhënat dhe mungesa e dokumentave që kërkon ligji ka cenuar rëndë sigurinë e regjistrit dhe integritetin e listës së zgjedhësve.

Në mënyrë arbitrare dhe pa dhe asnjë dokumentacion në 2.5 muaj janë shtuar 47.747 kode të reja banesash. Janë mbi 100 raste në të gjithë Shqipërinë ku kodet e banimit rezultojnë me mbi 300 banorë. Në Korçë Qendra e Votimit 3636 ka 1051 zgjedhës të regjistruar në banesën 141 që është godinë e Fakultetit të shkencave të natyrës. Po kjo qendër ka 495 zgjedhës të regjistruar në banesë 529 që siç duket qartë në Google maps është lulishte.

Në Durres QV 1470 në godinën e vogël me nr 22 banojnë plot 944 zgjedhës . Në Elbasan QV 2350 banojnë 408 zgjedhës në një hyrje të vetme pallati të ndërtuar para vitit 90. Nesër Shqiptarët në oën 19:00 do të jenë shesh për të larguar kriminelët që po mbajnë Shqipërinë larg Europës. #8qershor #ShqiperiasiEuropa.

2fd17e6f-261c-49ac-b47a-2215fd13cac21559905678.jpg

2222221559904559.jpg

1111111559904560.jpg

4444441559904560.jpg

33333331559904561.jpg

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...