Njeriu dhe shpikja me e shëmtuar mediatike nuk është Rama por është vrasësi i Ardit Gjiklajt, Erion Veliaj. Burime që nuk duan të identifikohen brenda Rilindjes thonë që propaganda e tij ka filluar t’ia shpifë edhe vetë Ramës se përmasat e gënjeshtrës, zaptimi i ekraneve loja e neveritshme me paratë e pastrimit të drogës që bëhen nëpërmjet lejeve të ndërtimit dhe më pas në ca pemë lart e poshtë, tani ka arritur një kulm që ka kapërcyer kufijtë e neverisë.
Në çdo dalje mediatike, në çdo televizion të mundshëm, në çdo deklaratë, shpikja më monstruoze e mediave në Shqipëri, ky njeriu që është kryetar i Bashkisë së Tiranës neverit çdo njeri që ka fatin e keq ta shohë apo dëgjojë.
Një njeri pa asnjë skrupull moral, gënjeshtar i nivelit neveritës, Erion Veliaj na habiti edhe kur deklaroi pak ditë më parë se mezi pret të kalojnë zgjedhjet e 30 qershorit që të kalojë një fond për ndërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti në zonën e Korçës.
Këto mashtrime e propaganda po e neveritin edhe kreun e qeverisë Rama. Me mediat nën kontroll Veliaj po frikëson dhe neverit Ramën.