Barrierat banditeske të Ramës kundër Kosovës, si porosi e Vuçiçit

Saturday, 08 June 2019 09:44

Kosova nuk ka asnjë faj ndaj masave që planifikon të marrë ndaj sjelljes banditeske të Edi Ramës karshi tregtisë me Shqipërisë. Për të kuptuar se cili ka të drejtë e jo, mjafton të përmendim disa fakte. Kosova është i vetmi vend me të cilin Shqipëria ka një bilanc pozitiv tregtar, më konkretisht eksporton më shumë sesa importon. Por, nga ana tjetër, qeveria e Ramës i pengon bizneset e Kosovës të përfshihen në tregun shqiptar, madje barrierat tregtare të ngritura nga Rama janë më të rënda sesa ato të Serbisë. Thënë shkurt, Kosova e ka më të lehtë të bëjë tregti me Serbinë sesa me Shqipërinë. Kjo për arsye, se barrierat tregtare të Serbisë janë të identifikuara dhe të njohura, çka bën që bizneset e Kosovës të marrin masa përgatitore e në fund t’i kapërcejnë ato. Ndërsa, në rastin e Shqipërisë, biznesi kosovar kur arrin në kufirin me Shqiptar ndeshet me lloj lloj barrierash të improvizuara e të krijuara me telefonata oligarkësh, duke i penguar më zi se Serbia që të depërtojnë plotësisht në tregun shqiptar.

Por, këto aspekte teknike të mësipërme tregojnë shtratin e zi politik ku ngrihet e gjithë kjo skemë. Kështu, kemi një forcim të barrierave tregtare të Ramës ndaj Kosovës që kur është vendosur taksa 100% ndaj Serbisë. Duket  sikur ka një veprim të koordinuar mes Ramës dhe Vucicit që hakmarrja  tregtare serbe ndaj Kosovës  të ndodhë në kufirin e Morinës. Edi Rama që ka nënshkruar një qerre me marrëveshje kinse të bashkimit kombëtar në fakt s’ka ndërmarrë asnjë hap konkret për ta realizuar këtë bashkim, madje ka ngritur traun e Miladinit dhe ka sabotuar çdo përpjekje reale, qoftë edhe ndërkobëtare, për të arritur një bashkim kombëtar me Kosovën.  Në të gjithë këtë situatë, dora serbe që ka ulur traun në Morinë është  një zgjatim antishqiptar që po realizohet nga Rama, ashtu si dikur Enver Hoxha që zbatonte porosite anti-Kosovë të Miladin Popovicit.

Kosova nuk duhet ndihet e turpëruar nëse do të vendosë të aplikojë masa ndëshkuese tregtare ndaj qeverisë Rama. Përkundrazi, ky veprim mund të jetë fillimi i sanksioneve të para ndërkombëtare ndaj qeverisë kriminale të Ramës.

Modifikuar më Saturday, 08 June 2019 09:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...