Nga Ylli Manjani
Deputetët zëvendësues, pavarësisht arësyeve që patën kur morën mandatet, duhet të kuptojnë se i shërbejnë vendit në mënyrë besnike nëse i dorëzojnë ato mandate.
Nëse kanë pak ndjenjë shoqërore e solidariteti me popullin shqiptar, duhet t'i lënë ato mandate. Shqipëria vlen më shumë sesa rroga e deputetit! Ndenja në atë parlament i jep atë pak frymë që po merr qeveria më e keqe pas asaj të Adil Çarçanit.
Është qeveria që riktheu izolimin ndërkombëtar të vendit. Riktheu shtetin, policinë e gjykatat politike kundër njerëzve që protestojnë. Riktheu drejtësinë popullore. Riktheu votimet moniste që i shet për zgjedhje. Është qeveria që na damkosi ndërkombëtarisht si popull trafikant e drogaxhinjsh. Është qeveria që po na rikthen vizat. Etj etj.
Nuk ka stabilitet me një qeveri të tillë!
Ndaj mirë bëjnë t'i dorëzojnë atë mandate e të bëhen pjesë e familjeve të tyre politike, aty ku e kanë vendin real. Në ato familje ku edhe u promovuan në lista si kandidatë për deputetë!
Jam i bindur që shumë prej atyre ary mendojnë kështu. Nuk është as turp e as vonë të veprojnë kështu si mendojnë! Ndjenja ende aty është e kotë, sepse edhe ai pak ajër po i mbaron qeverisë anti shtet!