Rama nuk heq dorë nga PPP-të/ Ligjin që bëri vetë, nuk e miraton në Kuvend

Saturday, 08 June 2019 15:27

Parlamenti ka djegur përfundimisht afatin për miratimin e projektligjit që do të ndalonte ofertat e pakërkuara të koncesioneve duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti.

Drafti i cili është miratuar në komisionet parlamentare prej më shumë se katër muajsh duhet të miratohej edhe në seancë plenare për të hyrë në fuqi.

Por kur kanë mbetur edhe vetëm dy seanca deri në mbylljen e këtij sesioni parlamentar, miratimi i projektligjit është lënë jashtë kalendarit të punimeve të kuvendit duke djegur kështu përfundimisht hyrjen e tij në fuqi në datën 1 korrik.

Ndalimi i koncesioneve me oferta të pakërkuara kërkohet publikisht prej më shumë se një viti nga fondi monetar ndërkombëtar, i cili i ka etiketuar ato si një risk të madh destabilizimin e financave të shtetit. Pas presionit konstant të FMN, në janar të këtij viti qeveria miratoi projektligjin dhe e dërgoi në kuvend.

Drafti u votua sipas kalendarit të parashikuar në të dy komisionet përgjegjëse si atë të ekonomisë ashtu dhe në komisionin e veprimtarive prodhuese. Por menjëhërë pas kësaj u pezullua duke u lënë jashtë axhendës së parlamentit deri në djegien e afatit 1 korrik.

Zyrtarisht mazhoranca nuk ka dhënë asnjë arsye se pse e ka pezulluar ligjin e kërkuar me ngulm nga fondi monetar ndërkombëtar. Por burime brenda mazhorancës thonë se djegia e afatit të ligjit nuk është i rastësishëm.

Mos hyrja në fuqi e ligjit në datën 1 korrik ashtu sic ishte parashikuar i jep qeverinë të drejtës të vazhdojë të japë koncesione me oferta të pakërkuara tek privatët, ku një nga projektet më të përfolura është edhe ai i rrugës Tiranë- Durrës.

Modifikuar më Saturday, 08 June 2019 15:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...