‘Akt historik i Presidentit, ja pse Rama bën grusht shteti nëse e sfidon’

Diel, 09 June 2019 12:33

Analisti Agron Gjekmarkaj e cilëson një akt historik dhe cilësor vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve siç i quan ai ‘një partiake’.

Në një analizë Gjekmarkaj shpjegon edhe se pse Rama bie ne grusht shteti nëse sfidon dekretin e Presidentit.

Shkrimi i plotë

Zgjedhjet janë shtyrë edhe tjetër herë qoftë ato politike në vitin 1991 nga diktatori i fundit Ramiz Alia, ashtu dhe ato lokale të vitit 2007 nga Presidenti Alfred Moisiu, por kurrë nuk jemi gjendur në të tilla rrethana si këto të tanishmet! Asnjëherë nuk ka qenë kaq e madhe mundësia për një përplasje civile, kurrë s’ka ndodhur që opozita të dalë jashtë sistemit dhe zgjedhjeve! Palët të hazdisura në armiqësi kaq të skajshme pothuaj as në vitin 1997 nuk ishin si tani! Zëra të respektueshëm dhe seriozë të analizës politike kanë shprehur mendimin që Edi Rama duhej lënë në vetminë e marrëzisë së tij në mënyrë që të zinim mend njëherë e mirë si shoqëri dhe t’i shëronim plagët e unit despotik!

Dhe si rrugë për këtë mbeteshin dy, dhuna ose dorëzimi, e pas tij pritja që emancipimi i opinionit të ndodhte si balsam! Duken romantike të tilla ide! Se kemi shkruar në Magna Carta andej nga shekulli i 13-të, jemi të cunget në tradita demokratike e kultura qytetare, ndaj dekreti i Metës në këtë kontekst merr vlerë të veçantë! Ai ofron një mundësi dhe mbi të gjitha kohë në shërbim të një zgjidhjeje racionale! Kësisoj, Ilir Meta ka bërë aktin e duhur, më cilësorin e Presidencës së tij! Nuk kishte asnjë kuptim që të lejohej fasada zgjedhore njëpartiake dhe mbi të gjitha pasojat e saj! Dhuna për të mbrojtur demokracinë ka kuptim dhe është sakrificë e tmerrshme që popujt e paguajnë kur nuk mbetet asnjë rrugë tjetër! Por ajo mbetet gjithsesi e padëshirueshme!

Të bësh ideologun, të mësosh të tjerët nga kafja si të bëjnë dhunë ose si të dorëzohesh në heshtje është e lehtë, bixarre, të bën interesant, por produkti nga të tilla qëndrime është fatal! Kur ekziston një rrugë e tretë që t’i kursen të tilla hone, ia vlen që të udhëtohet mbi të! Opozitës nuk i kishte mbetur rrugë tjetër pos radikalizmit në kushtet kur ajo nuk konsiderohej më për asgjë! Protestat e mëdha, përfshi edhe këtë të fundit që ajo ka organizuar, rrëfejnë që numrat e saj po mbajnë dhe kjo ka një emër – vendosmëri!

Nga ana tjetër, vendosmëri ka dëshmuar edhe Kryeministri për të mos lëshuar pe, duke vënë si ledh datën 30 qershor! Tanimë, Presidenti ia hoqi këtë pengesë, duke e marrë ai përgjegjësinë! Rama nuk ka më argumente! Nëse tenton të sfidojë dekretin e ri të Presidentit në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, ai bie në pozitat e grushtit të shtetit! Çdo tentativë për të bërë zgjedhje pa dekret e vendos Kryeministrin në qoshen e grabitjes së zgjedhjeve lokale si qëllim, të cilin e paskësh fshehur pas murit të një date!

Edi Rama është Kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste, i cenuar në legjitimitet nga dosjet e bujshme të vjedhjes së votës të botuara në mediat prestigjioze të Europës dhe SHBA-ve, por ende përfaqësuesi kryesor i palës tjetër, një palë kjo e madhe në vend me të cilën duhen bërë llogaritë! Retorika e Ramës shpesh u flet edhe atyre! Në thelb, dekreti i Metës, nëse Rama i thërret arsyes e braktis arrogancën, është një ndihmë e madhe për të!

Për atë dekret ka më shumë nevojë qeveria sesa opozita, por edhe kësaj i nevojitet! Mbi të gjitha ka nevojë shoqëria, e cila kërkon normalitet dhe jo skizma të pariparueshme! Ky konstatim ka vlerë gjithmonë nëse ende asaj ane, lëndinës së Rilindjes, iu intereson stabiliteti, paqja sociale dhe demokracia! Edi Ramës i duhet kohë për të marrë vendime të mëdha! Ilir Meta ia dha këtë hapësirë! Nëse Rama shkon siç tha, pataksur befasie nga Berati në zgjedhje pa datë, në ishdatën 30, ai mbetet përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të zgjedhjeve po e po, por është i dekorit shtetëror! Atë ditë Ilir Meta duhet të ndërmarrë aktin tjetër; ta shpërndajë këtë Parlament gjysmak! Atëherë arrijmë te rrugët që sugjerohen shpesh, te betejat e pashmangshme për demokraci! Por Edi Ramës i duhej dhënë kjo mundësi! Nuk do ishte e drejtë nëse nuk i jepej! Nëse ai di ta lexojë, përfitojnë të gjithë, nëse jo, humbim të gjithë dhe ai shumë më tepër!

/Botuar sot në gazetën Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...