Vendimi i Presidentit për zgjedhjet, PDIU: Mundësi për kompromis

Diel, 09 June 2019 15:20

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, përmes një deklarate për mediat, tha se akti i Presidentit Ilir Meta, është një mundësi e mirë për të gjitha forcat politike që dialogu që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri tranzitore, e cila do të përgatisë zgjedhje të lira.

“Akti i Presidentit dje është një mundësi e mirë për të gjitha forcat politike që dialogu, kompromisi, që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe një Qeveri Tranzitore, e cila do të përgatisë zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta, që ky vend si ka bërë dot për 30 vjet, duhet të na çojë detyrimisht në një Pakt të madh Kombëtar për Shqipërinë. PDIU i bën thirrje të gjitha forcave Politike, që t’i udhëheqë arsyeja e paqja sociale, dialogu e kompromisi, si interes primar Kombëtar. Çdo rrugë tjetër do na çojë në një situatë të rrezikshme për demokracinë, pluralizmin dhe interesin Kombëtar, që shqiptarët nuk na e kanë për borxh”.

Më tej ajo tha se qindra-mijëra shqiptarë për herë të 8-të protestojnë kundër një grushti Rilindasish, që vodhën e kapën çdo pushtet me banda dhe e bënë vendin tonë, një vend që e eksporton vetëm kanabis, emigrantë dhe krim të organizuar.

“Qindra-mijëra shqiptarë për herë të 8-të protestojnë kundër një grushti Rilindasish, që vodhën e kapën çdo pushtet me banda dhe e bënë vendin tonë, një vend që e eksporton vetëm kanabis, emigrantë dhe krim të organizuar, duke vënë kështu në rrezik një ndër fitoret më të mëdha të 30- vjetëve të fundit, lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve. Qindra-mijëra shqiptarë si asnjëherë tjetër protestuan kundër zgjedhjeve farse të 30 qershorit, ku për herë të parë pas 30 vjetësh shqiptarët do rrezikonin pluralizmin politikë dhe demokracinë, duke votuar një parti të vetme, si dikur babain shpirtëror të Rilindjes, Enver Hoxhën dhe Partinë e Punës”.

Deklarata e plotë

PDIU i është mirënjohëse mijëra qyetarëve shqiptarë dhe në vecanti anëtarëve e simpatizantëve të PDIU-së, që morën pjesë dje në protestën madhështore e paqësore, të Opozitës në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit, zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta. PDIU protestoi dje me parrullën: Çamëria Nuk Harron! Për ti treguar të gjithëve që ne nuk do ti harrojmë kurrë dhe miqtë dhe armiqtë e Çamërisë! Qindra-mijëra shqiptarë për herë të 8-të brenda pak kohësh, si asnjëherë në këto vite demokraci, protestuan përballë një kaste e një grushti njerëzish, që u ka vjedhur atyre shpresën për të jetuar në këtë vend, duke detyruar 500 mijë shqiptarë në vetëm 6 vjetë të ikin nga Shqipëria.

Qindra-mijëra shqiptarë për herë të 8-të protestuan si asnjëherë tjetër për shtëpitë e tyre, për skamjen, varfërinë, rrogat, pensionet e grabitjen me PPP, të 2.2 miliardë eurove, vetëm në një grusht oligarkësh, miq të Edi Ramës e Rilindjes. Jemi katandisur për turp. Vendi i 99-të në botë për korrupsion bashkë me Venezuelën e Madurës e Kongon dhe vendi i 79-të në botë, për demokraci hibride, në kufijtë e autoritarizmit sipas “The Ekonomist“.

Qindra-mijëra shqiptarë për herë të 8-të protestojnë kundër një grushti Rilindasish, që vodhën e kapën çdo pushtet me banda dhe e bënë vendin tonë, një vend që e eksporton vetëm kanabis, emigrantë dhe krim të organizuar, duke vënë kështu në rrezik një ndër fitoret më të mëdha të 30- vjetëve të fundit, lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve. Qindra-mijëra shqiptarë si asnjëherë tjetër protestuan kundër zgjedhjeve farse të 30 Qershorit, ku për herë të parë pas 30 vjetësh shqiptarët do rrezikonin pluralizmin politikë dhe demokracinë, duke votuar një parti të vetme, si dikur babain shpirtëror të Rilindjes, Enver Hoxhën dhe Partinë e Punës.

Akti i Presidentit dje është një mundësi e mirë për të gjitha forcat politike që dialogu, kompromisi, që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe një Qeveri Tranzitore, e cila do të përgatisë zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta, që ky vend si ka bërë dot për 30 vjet, duhet të na çojë detyrimisht në një Pakt të madh Kombëtar për Shqipërinë. PDIU i bën thirrje të gjitha forcave Politike, që t’i udhëheqë arsyeja e paqja sociale, dialogu e kompromisi, si interes primar Kombëtar. Çdo rrugë tjetër do na çojë në një situatë të rrezikshme për demokracinë, pluralizmin dhe interesin Kombëtar, që shqiptarët nuk na e kanë për borxh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...