Kume: Mazhoranca s’ka mundësi ankimimi dhe as mundësi për të shkarkuar Presidentin

Diel, 09 June 2019 16:57

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të flasë të hënën për anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë ish-kreu i KQZ Kristaq Kume e sheh si akt politik qëndrimin që kryeministri dhe mazhoranca po mbajnë ndaj vendimit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve. Në një intervistë për RTV Ora, Kume argumenton se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca nuk ka hapësira ligjore për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit por as për shkarkimin e kreut të shtetit.

“Fakti që konsiderohet se një vendimmarrje e tillë e presidentit është ekuivalente me largimin e tij nga zyra e Presidentit, edhe kjo është një deklaratë politike”, shprehet Kume. 

Përsa i përket mundësisë që socialistët të ankimojnë aktin e presidentit në Gjykatën Apelit, Kume kujton vendimin e vitit 2003.

 

“Sipas vendimit dhe arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese janë vetëm aktet individuale me karakter administrativ që mund të ankimohen si të tilla në Gjykatën Administrative të Apelit. Ky nuk është akt individual”.

Sipas Kumes, menjëherë pasi deklarata e Presidentit të marrë formën e dekretit, KQZ duhet të ndërpresë punën për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit pasi sipas Kumes,  “dekreti i Presidentit sjellë pasoja direkt për veprim në KQZ”.

Ish kreu i KQZ e konsideron të drejtë vendimin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve, ndërsa thekson se ky ishte hapi I duhur për shmangien e konfliktit. Sipas juristëve mandati i krerëve aktualë të bashkive përfundon pas betimit të pasardhësve të tyre në këto poste.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...