'S'ka zgjedhje nëse s'ka garë'/ Strazimiri: S'është më konflikt me Presidentin, ka folur Berlini!

Diel, 09 June 2019 18:58

Vendimi i presidentit të Republikës Ilir Meta për çdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale në vend, është komentuar edhe nga ish deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri shprehet se, ajo që qeveria ka përgatitur për 30 qershor nuk janë zgjedhje, siç e përcakton edhe kushtetuta, pasi në garë kishte vetëm një forcë politike.

Më tej, ish deputeti demokrat citon edhe reagimin e grupit parlamentar CDU/CSU shton se, “problemi nuk ka qenë kurrë "data", as "Kushtetuta", e aq më pak "integrimi"! Problemi i "Qeverisë 339" është 1 dhe i vetëm: Si të vazhdojë të grabisë duke i shpëtuar burgut!”.

Postimi i plotë i Strazimirit:

MAFIA dhe LIRIA nuk bashkëjetojnë dot, njëra duhet të zhduket që të jetojë tjetra!

"30 qershori" nuk prekej, sepse në bazë të Kushtetutës e kishte dekretuar Presidenti i Republikës, dhe për më tepër nga ajo datë varej "integrimi në BE"!
- Presidenti i Republikës e çdekretoi dje datën, duke argumentuar se ajo që qeveria ka përgatitur për "30 qershorin" nuk janë "ZGJEDHJE" siç e përcakton dhe e kërkon Kushtetuta, për shkak se s'ke ç'të zgjedhës kur ka vetëm 1 kandidaturë...s'ka garë!
- BE, gjithashtu përshendet vendimin dhe arsyetimin e Presidentit të Republikës, dhe thekson se "nëse aspironi antarësim në BE, nuk quhen ZGJEDHJE nëse s'ka garë"...
Të dyja "arsyet" e mosarsyes kanë rënë, por "Qeveria 339", vazhdon të përbetohet për "30 qershorin"!!! A e dini pse?
Sepse problemi nuk ka qenë kurrë "data", as "Kushtetuta", e aq më pak "integrimi"!
Problemi i "Qeverisë 339" është 1 dhe i vetëm: Si të vazhdojë të grabisë duke i shpëtuar burgut! KAQ!

Modifikuar më Diel, 09 June 2019 21:03

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...