Nga Tritan Shehu
Po i rikthehem agresivitetit qe po kryhet ndaj punonjesve te shendetesise mbasi lexova konkluzionet e autopsise per nje nene te re, qe humbi jeten gjate nje procesi lindjeje ne Elbasan:
Emboli amniotike; nje nderlikim shume i rende ky, me mortalitet deri ne 90% ne rastet fulminante kudo ne bote dhe qe perben reth 15 % te vdekjeve maternale.
Ky rezultat i autopsise flet per paragjykimin negativ te qellimshem ndaj mjekeve, per te fajesuar ata per problemet tragjike qe ka sistemi i yne shendetesor, sic ndodhi.
Se pari desheroj perseri te shpreh keqardhjen e thelle e ngushellimet e mia per ate humbje te madhe.
Por gjithashtu shpreh revolten per menyren e trajtimit nga policia e prokuroria te dy mjekeve, te cilet u kujdesen per lehonen gjate procesit te lindjes, por qe fatkeqesisht ishte fatal per ate.
Ata padrejtesisht u arrestuan, u lidhen me pranga, u mbajten ne burg e me tej u lane me detyrim paraqitje edhe nga Apeli, anestezisti e kardiologu, i cili tashme i shokuar refuzon te ofroje me tej sherbimet e tij.
Reagimi i institucioneve shteterore perkatese ndaj ketyre masave represive ishte i vonuar, formal e i zbehte.
Mjeket nuk trajtohen askund keshtu; perpara se te arrestohen si kriminele apo tu ipen masa shtrenguese per “gabime profesionale a pakujdesi”, kalohet nje proces i tere qe nga konkluzionet e autopsise, analizat klinike, anatomo-patologjike, vleresimet nga ekspertet e specialitetit me mjeko ligjoret, etj, deri te gjyqi.