Njihuni me “Juristët” që sulmojnë Metën, “injorantë” të Kushtetutës, ish-drejtorë dhe sekserë të Rilindjes

Hënë, 10 June 2019 16:34

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, ka nisur një sulm me frontal ndaj tij nga disa “juristë”. Por kush janë njerëzit që kanë më shumë se 48 orë që bërtasin se Presidenti shkeli Kushtetutën:

ULSI MANJA, pengu i dosjes “184” dhe njeriu që dështoi me sukses reformën në drejtësi, është i pari që flet për shkelje ligjore. Postimin e tij me mbyll me shprehjen “koha të mendojmë për familjet tona”. Ky po që është argumenti më i fortë ligjor.

ERION BRAÇE, pasi ndau në shkelje të Kushtetutës territorin e Rrogozhinës, pjesën e tokave në bregdet dhe famoz për lidhjet indirekte me “Lagunën e Karavastasë” së Aldo Bares, injorant në jurisprudencë, që tani ka kohë të merret edhe me shkeljet e Kushtetutës.

ARBEN ISARAJ, ish-deputeti i PS-së, ish-zv/ministër i Drejtësisë së Edi Rama dhe ish-drejtor i Patentave që thotë se është jurist i njohur, ka harruar problemet e ligjit të dekriminalizimit për kontaktet familjare me persona të papërshtatshëm ligjërisht dhe tani flet për zbatimin Kushtetutës. U largua nga detyra me vullnetin e tij pas arrestimit të të vëllait nën akuzën e trafikut të kokainës.

SAIMIR VISHAJ, anëtar i Dhomës së Avokatisë, i zgjedhur nga Rama si anëtar i monitorimit të Zbatimit të Reformës në drejtësi. Nuk ka folur kurrë për dështimin spektokalar të kësaj reforme, faktin që Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.

AURELA ANASTASI, një teorike e së drejtës dhe një përthithëse e mirë e fondeve të BE-së nëpërmjet shoqatave të saj për të cilat kurrë nuk ka bërë transparencë dhe e cila asnjëherë nuk ka qenë aplikante apo zbatuese në praktikë e Kushtetutës.

DENAR BIBA, zv/kryetar i KQZ, ish-Komisioner i Prokurorimit Publik që shquhet për mënyrën se si të anulojë dhe miratojë një tender por asnjëherë nuk është shquar për arsyetim në nivel kushtetues. Për çdo “zgjidhje” ligjore konsultohet me Gjiknurin e PPP-ve.

BLEDAR SKËNDERI, aktualisht anëtar i KQZ, ish-nën drejtor i Burgjeve që nivelin më të lartë të vendimmarrjes së tij ka pasur transferimin me subjektivizëm të të burgosurve.

EDLIRA JORGAQI, anëtare e KQZ që përpara Gjykatës Kushtetuese ka mbrojtur qeverinë duke thënë se “Kushtetuta mund të ndryshohet me akt normativ të Këshillit të Ministrave”.

Kjo është armata e injorantëve që flet këto ditë në emër të Kushtetutës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...