Analisti Fatos Lubonja në një interviste me Skype për “News 24” tha se tashmë jemi në kushtet kur pushteti dhe krimi janë bërë njësh. Ai tha se me Ramën në pushtet, krimi e korrupsioni gëlojnë kudo.
“Mirë që nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, por çfarë do ndodhë? Si do të zgjidhet konflikti mes narko-shtetit dhe demokracisë? Me mjete shtetërore, ku shteti është i kapur nga krimi. Një faktor janë edhe ndërkombëtarët, që mund të gjejnë zgjidhje. Borcardht tha sot se është çështje shqiptare, mirëpo kemi institucionet janë kapur nga Edi Rama. Kemi të bëjmë me një shtet që ka pjesë të vetes krimin dhe korrupsionin. Krimi e pushteti tashmë janë e njëjta gjë.
Jemi një të panjohure, sesi do të zgjidhet kjo krizë. Nuk dimë nëse vendi do të shkojë në diktaturë apo ç’do ndodhë. Janë shumë çështje dhe kam frikë se shqiptarët vështirë ta zgjidhin situatën”, tha Lubonja.