Pyetja e Luan Ramës: Kryeministri nxjerr një akt për të shfuqizuar një akt, po Presidenti pse nuk e ka këtë të drejtë?

Hënë, 10 June 2019 19:19

Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama në një postim në Facebook ka ngritur një pyetje lidhur me vendimin më të fundit të Presidentit për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Rama bën një krahasim me aktet apo vendimet që nxjerrin Ministrat apo edhe vetë Kryeministri të cilët shfuqizojnë një akt të mëparshëm nëpërmjet një akti të ri. Për këtë Luan Rama pyet se në qoftë se ata e bëjnë Presidenti pse nuk ka të drejtë të shfuqizojë një akt të tijin me një akt të ri.

“Kuvendi i Shqipërisë mund të miratojë një ligj, për të shfuqizuar një ligj të mëparshëm, Këshilli i Ministrave mund të miratojë një vendim (VKM) për të anuluar një VKM të mëparshëm, Kryeministri mund të miratojë një akt normativ, me atë të të cilit shfuqizon një akt të mëparshëm, edhe ministri mund të nxjerrë një urdhër që shfuqizon urdhrin e mëparshëm, po Presidenti i Republikës pse nuk paska të drejtë që me një dekret të shfuqizojë një dekret të mëparshëm?”-shkruan Rama

Kjo pyetje e Ramës erdhi pas debatit që ka lindur në të gjithë mediumin shoqëror në Shqipëri nëse akti i Presidentit është po jo i ligjshëm.

“Siç pritej, Dekreti i Presidentit të Republikës për shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, shërbeu për ta ndezur më shumë debatin politik, publik e mediatik, duke i shtuar edhe elementë të debatit profesional e kushtetues”-shkruan Luan Rama.

Rama më tej thotë se vendimi i ri i Presidentit nuk është ç’dekretim por një dekret i ri për të anuluar të parin.

“E meqë po flasim për dekretin, për të gjithë ata që janë përfshirë në kakofoninë e radhës për të fshehur lajthitjen e tyre, nuk ka ç’dekretim, por kemi një dekret që shfuqizon një dekret të mëparshëm, një praktikë kushtetuese e Presidentit të Republikës”-tha ai.

Postimi i plotë:

Një pyetje për të mençurit,
që të përgjigjen budallenjtë.

Siç pritej, Dekreti i Presidentit të Republikës për shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, shërbeu për ta ndezur më shumë debatin politik, publik e mediatik, duke i shtuar edhe elementë të debatit profesional e kushtetues.

Natyrisht, kjo nuk përbën as ndonjë çudi dhe as herezi.

Përkundrazi, debati në një shoqëri të hapur është shenjë që dëshmon pjekurinë dhe maturitetin e vetë shoqërisë.

Mirëpo, ajo që nuk pritej dhe që nuk ka lidhje as me debatin, as me kushtetutën, as me ligjin dhe as me etikën e shfaqjes në publik, është rendja mjerisht poshtëruese e një lukunie shërbëtorësh, në një garë absurde se kush të shfaqet më budallai ndër të gjithë!

Ekstazë budallenjsh gjithkund; në Kuvend, në qeveri, në KQZ, në ekrane e portale mediatikë!

Kuvendi i Shqipërisë mund të miratojë një ligj, për të shfuqizuar një ligj të mëparshëm, Këshilli i Ministrave mund të miratojë një vendim (VKM) për të anuluar një VKM të mëparshëm, Kryeministri mund të miratojë një akt normativ, me atë të të cilit shfuqizon një akt të mëparshëm, edhe ministri mund të nxjerrë një urdhër që shfuqizon urdhrin e mëparshëm, po Presidenti i Republikës pse nuk paska të drejtë që me një dekret të shfuqizojë një dekret të mëparshëm?

E meqë po flasim për dekretin, për të gjithë ata që janë përfshirë në kakofoninë e radhës për të fshehur lajthitjen e tyre, nuk ka ç’dekretim, por kemi një dekret që shfuqizon një dekret të mëparshëm, një praktikë kushtetuese e Presidentit të Republikës.

Mirëpo, kujt t’ia thuash? “Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët, të cilët ata i adhurojnë!”, – ka thënë Volteri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...