Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e ka cilësuar vendimin e KQZ, si antikushtetuese. Në një reagim për mediat, Mediu është shprehur se në mbledhjen e sotme KQZ vërtetoi se është e kapur politikisht, e teksa i bëri thirrje presidentit Meta që ta dërgojë në Prokurori këtë çështje.
“Vendimi i KQZ-së, antikushtetues dhe kriminal. KQZ nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë dekretin e Presidentit, por t’a zbatojë atë. Kjo fakton kapjen e KQZ-së politikisht. Vendimet e saj politike, në kundërshtim me Kodin dhe ligjin, dhe tani në kundërshtim me Kushtetutën, tregon që ky organ është thjesht seksion politik i Edi Ramës.
Presidenti i Republikës duhet patjetër që këtë akt kriminal të KQZ-së, t’a përcjellë pranë organeve të Prokurorisë, pavarësisht çfarë Prokurorie kemi. Rama edhe kur është vetëm në zgjedhje, kërkon që t’i vjedhë ato. KQZ vepron bazuar në dekretin e Presidentit dhe jo urdhrit të qeverisë. Rama me çmendurinë e tij po çmend gjithë Institucionet”, tha Mediu.