Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se vendimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve, u jep kohë dhe mundësi palëve.
I ftuar në “Real Story”, Gjekmarkaj thotë se kryeministri Edi Rama e do Shqipërinë pa opozitë.
“Ilir Meta ka studiuar ekonomi, është marre me sport dhe eshte bere politikan ! Ne dijenine time nuk eshte doktor qe te shërojë marrëzinë! Shfuqizimi i dates se zgjedhjeve është nje mundesi per reflektim e mbi te gjitha per te fituar kohe sepse koha është ajo qe mungon! Por me gjase triumfi i marrëzisë është në apogje dhe pasojat duken tek ligjërimi i sotëm! Këta e duan Shqipërinë pa opozitë!”, tha ai.