Përgjimet e fundit të botuara nga prestigjiozja gjermane “BILD” janë një prej treguesve më të qartë, dolën si kristali në sytë e të gjithë shqiptarëve, se si është drejtuar Shqipëria në këto vite kur Edi Rama dhe banda e tij kanë qenë në pushtet.
Këto përgjime na vërtetuan edhe një herë se si krimi i organizuar, grupet e strukturuara kriminale dhe mafia e vërtetë na e kanë kthyer shtetin tonë në zyra të aktivitetet të tyre, i kanë mbushur zyrat e shtetit me shërbëtorë dhe ushtarë të tyre.
Në analizën që ka boruar BILD teksa boton edhe përgjimet thuhet qartë se Rama është ai që e ka vënë në dispozicion të krimit një shtet të tërë.
Përgjimet e botuara nga BILD na vërtetuan edhe një herë se pse vuajnë shqiptarët, pse janë të varfër, pse nuk kanë vende pune, pse nuk kanë më shpresë por masivisht po e braktisin vendin e tyre.
Ato përgjime na vërtetuan se kush i merr taksat e shqiptarëve. Kriminelët dhe grupet e krimit të organizuar bëjnë kërdinë me buxhetin e shtetit, të cilin kjo qeveri e marrë peng i shpërblen kriminelët si organizatorë të fushatës elektorale.
Nuk ka shqiptarë që nuk e ka kuptuar pas publikimit të përgjimeve se pse vuan dhe ku përfundojnë taksat e tij!