Pesë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve iu është vendosur truprojë nga Njësia Speciale e Policisë. Truprojat janë në dispozicion të anëtarëve të KQZ prej pak ditësh.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot por pa kryetarin Klement Zguri, i cili u largua në mënyrë demonstrative nga mbledhja e kaluar.
Ai deklaroi në mbledhjen e fundit se nuk mund të jetë pjesë e mbledhjeve për shkak të anulimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës. Mbledhja e sotme është thirrur nga Zv/kryetari Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri. Në rend të ditës, KQZ ka pesë projektvendime për zgjedhjet e 30 qershorit.