Kulisat/ Tentativa e Ramës për të rrëzuar në Kolegjin Zgjedhor dekretin e presidentit

E Enjte, 13 June 2019 16:41

Shumica e Rilindjes u kap në befasi nga apeli i Ilir Metës për kompromis që u sendërzua në dekretin e anullimit të zgjedhjeve. Kryeministri që e rrefuzoi pa e dëgjuar aragumentimin e kreut të shtetit, po përdor të gjitha truket ligjore për ta shndërruar në nul aktin e Metës. Presidenti pretendon se dekretin e tij mund ta shfuqizojë vetëm Gjykata Kushtetuese që mungon. Socialistët pretendojnë prej ditësh se ai është një akt administrativ, i cili mund të shqyrtohet edhe nga Gjykata administrative apo Kolegji Zgjedhor. Ata kanë zbuluar edhe një vendim periferik të një partie të panjohur, “Rinia” e cila e ka pyetuar Gjykatën Kushtetuese në 2017 për të rrëzuar ndryshimin e datës së zgjedhjeve dh kjo e fundit i është përgjigjur se kjo nuk është ë kompetencën e saj por të Kolegjit Zgjedhor.

Këtë rrugë kanë vendosur të ndjekin edhe rilindasit. Dhe për të realizuar këtë ata kanë organizuar një manovër. Fjala është për një emër të njohur në fillim vitet ’90, Idajet Beqirin, që ende kryeson partinë e Unitetit Kombëtar. Ai i ka çuar të mërkurën në 12 Qershor një letër KQZ (lexoje poshte), ku kërkon të çregjistrohet nga zgjedhjet pas dekretit të presidentit Ilir Meta. Por kjo manovër që nga mediat opozitare u cilësua si një shkërmoqje e koalicionit të Ramës, është shumë më tepër sesa kaq. Ajo është një lëvizje perfide. Sepse po të donte idajet Beqiri tërhiqej në mënyrëunilaterale nga gara (ashtu siç bëri Rama në Kavajë në 2017). Ai nuk kishte nevojë ti shkruante KQZ per ti kerkuar kete nder.

Por kjo lojë bëhet në mënyrë që KQZ ta rrefuzjojë tërheqjen e tij dhe më pas parita Unitet Kombëtar i Beqirit ti drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

Në këtë mënyrë arrihet ajo që pritet. Kolegji vendos se dekreti i Metës është nul dhe zgjedhjet bëhen të mundura në 30 qershor.

Në këtë mënyrë Rilindja dhe Rama edhe arrijnë rrëzimin e dekretit presidencial “në mënyrë ligjore” edhe kërkesën nuk e bëjnë vetë si Parti Socialiste për të shpëtuar me aq sa munden përbaltjen e Kolegjit, si një gjykatë në kohën e reformës në drejtësi që urdhërohet nga vendimet e politikës.

Nëse një shprehje e kriminalistëve thotë: ndiq paranë për të shkuar tek krimi, një aforizëm i ri zgjedhor do të qe: ndiq Idajet Beqirin që të përfundosh tek Rama.

auto_09093455-61ba-47ac-bbc8-28ec6f340c081560418710.jpgauto_9bdc9157-2b2b-42b1-91f7-3c0bf96159871560418714.jpg

Modifikuar më E Enjte, 13 June 2019 16:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...