"Edi Rama nën hetim nga Kongresi Amerikan"

E Enjte, 13 June 2019 18:08

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë e PD-së ka dhënë detaje interesante në lidhje me një hetim që është hapur nga Kongresi Amerikan ndaj Edi Ramës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me hetimin për shumën 1 milionë dollarë lobime, që ka hapur prokuroria në Tiranë, Basha është shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë se PD ka marrë para nga rusët.

Basha tha: ‘Të tjerat që ai thotë dhe broçkullit nëpër mitingje, janë broçkulla të shtrenjta, të paguara me paratë tuaja.

Dhjetëra milion euro! Dhjetëra milion euro të Besos me shokë, se përmenda kot Beson atë ditë unë. Por do të dalin dhe këto dhe shpresoj nuk do të dalin thjeshtë në artikuj të gazetave amerikane, por shpresoj shumë se do të dalin në një komision hetimor të Kongresit Amerikan’.

Pyetjet përgjigjet plota mes Bashës dhe gazetarëve:

Pyetje: Kryeministri Edi Rama në një nga mitingjet e tij elektorale ju ka akuzuar se po bëni gjyqe publike pa pasur hetime, referuar çështjes së Bild, ndërkohë që vetë jeni hetuar dhe po hetoheni në SHBA për 1 milion dollar të cilat nuk dihet se nga erdhën, thotë ai. A është e vërtetë…

Basha: Jo, ai nuk thotë nuk dihet nga erdhën, çojeni deri në fund…

Gazetarja: Ai ju akuzon për financim rus…

Basha: Kështu pra, ta themi tamam. Ai thotë se PD merr lek nga rusët, këtë thotë Rama. Tani ti ekzaminojmë pak faktet thjeshtë fare. Cili është shteti më pro rus në Ballkan? Mos më zhgënjeni. Serbia. Republika e Serbisë. Cili është presidenti i republikës së Serbisë? Si e ka emrin? Aleksandër Vuçiç, i cili konsideron Putinin vëllain e tij të madh. Cila është marrëdhënia  midis Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç?

Është marrëdhënia që çoi deri në tentativën e çmendur për të destabilizuar Ballkanin, për të ndryshuar kufijtë, për të copëtuar Kosovën, vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike që Edi Rama ka në Shqipëri dhe nga problemet që disa nga problemet që kanë të tjerët në shoqëritë e tyre.

Nëse ka një skenar rus për Shqipërinë, zbatuesi i këtij skenari rus e ka emrin: Edi Astri Rama Avdylaj. Sepse nuk ka investim më të madh për të destabilizuar Shqipërinë se sa ta shkrish shtetin në nji me krimin. Të tjerat që ai thotë dhe broçkullit nëpër mitingje, janë broçkulla të shtrenjta, të paguara me paratë tuaja.

Dhjetëra milion euro! Dhjetëra milion euro të Besos me shokë, se përmenda kot Beson atë ditë unë. Por do të dalin dhe këto dhe shpresoj nuk do të dalin thjeshtë në artikuj të gazetave amerikane, por shpresoj shumë se do të dalin në një komision hetimor të Kongresit Amerikan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...