Deputeti Lefter Maliqi e cilëson si skandal vendimin e Prokurorisë për të marrë të pandehur edhe me forcë, kreun e PD, Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe gjithë shqiptarëve.
Postimi i plotë i Lefter Maliqit në Facebook:
Skandal Kryeprokurori, Kryepolici, Kalorësi i Rilindjes, urdhëron marrjen të pandehur të Kryetarit të Opozitës dhe nëse nuk paraqitet do të urdhëroj shoqërimin forcërisht të tij.
S’ka të ndalur kalorësi me ushtrinë e rilindjes ka shpallur lufte me opozitën është kundra marrëveshjeve. Kalorësi po i pushton te gjitha trojet, sot pushtoj e nënshtroj parlamentin, ka pushtuar prokurorinë, drejtesinë, KQZ, SHIK-un, po pushton Presidencën, Pushtetin Lokal dhe se fundmi dhe Opoziten.
Shtetet fqinjë Italia, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi në gadishmëri po ruajnë kufijtë nga Lideri Global.
Zot na ruajt ku po përfundojmë, luftuam për liri, demokraci, shembem diktaturën në 1990, jemi per paqe. Por kalorësit nuk i ndalet shpata do dhe kokën e kreut te shtetit, kreut të opozitës nuk ngopet, do shume me tepër troje, pushtet, sundime.
Mëndja gjë e madhe, zot na ruaj.🙏