I vendoset gjobë, pa qenë prezent në automjet, me argumentin se ka përdorur syze optike.
Kjo i ka ndodhur një qytetari në Korçë, i cili ka postuar në rrjetet sociale fletën e gjobës, ku jepet edhe shkaku.
Kledis Duro me banim në Ersekë, jo vetëm nuk mban syze optike, por gjoba i është vënë në mungesë.
“Kshu është kur del në protestë dhe kush më njeh nuk mbaj syze optike! Dhe jo prezent në mjet???? Për të trembur po kë gjetën ???? Rama ik?”, shkruan Duro.