Kryemadhi: Për ne nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, por standardi i tyre

E Enjte, 13 June 2019 20:16

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së se për LSI-në nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve, por standardi i tyre. “Për ne nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, për ne ka rëndësi standardi. Shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të lirë dhe zgjedhjet të jenë të ndershme.Të mos votojnë nën presion, të mos votojnë nën dhunë dhe të mos votojnë nën afshin e eurove të krimit të organizuar. Qoftë edhe të një leku shqiptar, që vjen në blerjen e mendimit të njerëzve. Dhe tjetra, ajo që kam me merak. Detyra jonë është qendrat e votimit. Bëhuni gati, sepse gjërat do të ecin shumë shumë shpejt”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Duke u ndalur te debati i sotëm në parlament, për dekretin e presidentit, Kryemadhi theksoi se kjo bëhet nga kryeministri Rama thjesht dhe vetëm për të tërhequr vëmendjen, pasi ai ende nuk po u jep përgjigje pyetjeve se çfarë po ndodh me 140 milion eurot e Beketit?! Çfarë po ndodh me 12 milion eurot e OST-së? Çfarë po ndodh me dosjen 339? Çfarë po ndodh me dosjen 184? Çfarë po ndodh me një rrugë, që vetë buxheti I shtetit e ka planifikuar 102 milion euro, ky zotëria I jep 292 milion euro? “Do të ndalem pak te diskutimi i sotëm në Parlament përsa i përket dekretit të Presidentit, mos u merrni me këtë. Për ne s’ka rëndësi nëse zgjedhjet bëhen më 30 qershor, apo më 30 gusht, 30 shtator apo 30 tetor. Nuk është as 28 as 29 për ne, e ka thënë edhe Ismail Qemali. Për ne ka rëndësi standardi, nuk ka rëndësi data. Boll më 30 vjet Shqipëria teatër, boll më Shqipëria bën tranzicionin e grupeve të ndryshme të interesit, qofshin këto politikë – rajonalë apo qofshin këto edhe ekonomikë – rajonalë dhe ndërkombëtarë. Ne duhet t’i marrim fatet tona vetë në dorë, në të kundërt do të ngrihemi të gjithë e do të largohemi e do të jemi gur të shkulur në vende të tjera. Ashtu sikurse nuk pranojmë ne jabanxhi në rrugët tona, ashtu edhe nuk do të pranojnë edhe neve kudo që të shkojmë. Sot më shumë se kurrë strukturat tona duhet të jenë shumë të qarta dhe të organizuara. E di që duket absurde sepse kemi përballë një njeri që nuk është normal, po ashtu edhe një grup të strukturuar kriminal, i cili jo vetëm ka kapur çdo segment të shtetit, por falangat dhe netëork-u i tyre shtrihet edhe në shumë institucione të tjera. Dua të them edhe diçka tjetër që 30 qershori është një datë që do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë ku për hir të së vërtetës dekreti i Presidentit ndaloi një konflikt. Ju të gjithë ishit në protestë ditën e shtunë, të gjithë e patë reagimin absurd të grupeve të caktuara për të cilët ne nuk vëmë dorën në zjarr se kush janë ata, sepse vetë Edi Rama është personi kryesor që i intereson dhuna dhe konflikti. Sepse çdo element dhune dhe konflikti i jep atij rolin e viktimës, kur për hir të së vërtetës viktimat janë shqiptarët, të cilët paguajnë taksa të larta, nuk kanë punë, po ju grabitet prona e kështu me radhë. Kështu që dekreti i Presidentit ndaloi një konflikt trup më trup. Ndërkohë 30 qershori një ditë konfliktuale do të ishte lumturia më e madhe për qarqet antishqiptare, sepse do të tregohej edhe njëherë që këto nuk dinë të bëjnë shtet, ku për hir të së vërtetës problemi ynë nuk qëndron tek shqiptarët, por te një njeri i vetëm, i cili ka marrë peng PS dhe më pas i shantazhon me video, me përgjime, me firma, me tenderë, me dokumentacione. Ne nuk mund të mbajmë më një njeri të tillë. Ne nuk mund të mbajmë më jetën e shqiptarëve peng të interesave ekonomike apo seksuale të disa politikanëve të cilët janë të kapur. E ardhmja e shqiptarëve është shumë më shumë se sa e ardhmja e secilit prej nesh, sepse ne kemi për detyrë, për rolin që kemi marrë si LSI, të çojmë Shqipërinë drejt Evropës. Ky është qëllimi ynë. Edi Rama nuk ka më oksigjen. Edhe debati sot në Parlament, qesharak, me thënë të drejtën, unë kam konflikt interesi, nuk flas dot, është për të hequr vëmendjen. Merret me debate kushtetuese, ku asnjëri prej tyre nuk ka mbaruar shkollë ku faktikisht nuk po sqaron çfarë po ndodh me Unazën e Re. A është arrestuar ndonjë njeri, a është ndaluar ndonjë njeri për 40milion euro të vjedhura?! Çfarë po ndodh me 140 milion eurot e Beketit?! Çfarë po ndodh me 12 milion eurot e OST-së? Çfarë po ndodh me dosjen 339? Çfarë po ndodh me dosjen 184? Çfarë po ndodh me një rrugë, që vetë buxheti I shtetit e ka planifikuar 102 milion euro, ky zotëria I jep 292 milion euro? Pra ky do të vjedhë 190 milion euro me një firmë. Këtë edhe bankat e Offshore nuk e bëjnë, por mesa duket ky ka një netëork llahtar shumë të madh, i cili ja krijon këtë mundësi. Pra çdo debat që bëhet për dekretin është shfokusim i vëmendjes. Ne nuk kemi punë fare me dekretin e Presidentit. Për ne nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, për ne ka rëndësi standardi. Shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të lirë dhe zgjedhjet të jenë të ndershme. Të mos votojnë nën presion, të mos votojnë nën dhunë dhe të mos votojnë nën afshin e eurove të krimit të organizuar. Qoftë edhe të një leku shqiptar, që vjen në blerjen e mendimit të njerëzve. Dhe tjetra, ajo që kam me merak. Detyra jonë është qendrat e votimit. Bëhuni gati, sepse gjërat do të ecin shumë shumë shpejt. Ai ka ikur. Po kërkon Pazar për kokën e tij. Ne nuk e kemi tagrin për të bërë Pazar për të marrë në ruajtje kokën e Edi Ramës. Ata të cilët ka paguar gjithë këto vite, le t’ja marrin ata përsipër, t’ja ruajnë kokën. Ne kemi për detyrë të mbrojmë shqiptarët dhe ti hapim Shqipërisë negociatat. Shqipëria e ka vendin në BE. Shqipëria nuk e ka vendin as te ekspozitat e Edi Ramës, as te poçeria e Edi Ramës. Shqipëria është një vend I vogël, është një popull I varfër edhe për shkak të klasës sonë politike, edhe për shkak të fajita tonë, sepse edhe ne kemi treguar përkundrejt vendimeve të ndryshme, por djegia e mandateve ishte ajo që ne na pozicionoi në krah të qytetarëve. E them për çdo skeptik, sepse ne po të mos kishim djegur mandatet do të ishim fasadë e Edi Ramës, ku do të thoshte që këta rrinë për rogat e tyre, këta bëjnë sikur bëjnë opozitë, këta kanë halle dhe frikë nga Drejtësia. E ka drejtësinë me Arta Markun dhe Donika Prelën, le të na marrë të gjithë një e nga një. Siç merr ata hallexhinjtë e Unazës së Re dhe të Bregut të Lumit që u shkatërron shtëpitë e tyre, ashtu le të na marrë edhe ne. Le ti marrë të gjithë shqiptarët. Nga Drejtësia nuk kanë frikë ata që japin dorëheqjen. Mos e harroni këtë gjë dhe po ja u them edhe Edi Ramës. Nga Drejtësia kanë frikë ata që ikin me dhunë nga pushteti. Dhe kush ikën me dhunë nga pushteti e ka fundin më të tmerrshëm”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...