Kriza politike, Presidenti i Asamblesë së OSBE: Palët të ulen në dialog pa kushte

E Enjte, 13 June 2019 21:19

"Kriza politike e Shqipërisë duhet të kapërcehet me ndjenjën e përgjegjësisë kolektive dhe dialogut pa parakushte". Kështu është shprehur Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Tsereteli, i cili në një deklaratë thotë se kriza politike mund të kthehet në një krizë institucionale.

"Pavarësisht nga rekomandimet e mëparshme nga OSBE, ne jemi dëshmitarë të rritjes së trazirave politike në Shqipëri, me zhvillimet e fundit që kërcënojnë që polemikat politike të kthehen në një krizë kushtetuese. Graviteti i situatës aktuale kërkon që palët politike në Shqipëri të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës pa parakushte dhe të ulen në tryezë në mirëbesim. Dialogu duhet të synojë të shmangë një përshkallëzim të dëmshëm të krizës duke adresuar gjithashtu shqetësimet legjitime të popullit.

"Ndërsa Shqipëria përgatitet të kryesojë OSBE-në në vitin 2020 dhe pret një vendim nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të pranimit me BE, është e domosdoshme që të gjitha palët e interesuara të respektojnë përgjegjësitë e tyre, të cilat janë të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë "

Presidenti Tsereteli shtoi se kuadri ligjor shqiptar duhet të mbështetet dhe respektohet nga udhëheqësit politikë.

"Asambleja Parlamentare mbetet e bindur se me vullnetin e nevojshëm politik aktorët politikë shqiptarë kanë të gjitha aftësitë e nevojshme për ta çuar vendin përpara dhe për të ofruar anën më të mirë të Shqipërisë në OSBE", tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...