Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka thënë në emisionin “Të Paekspozuarit”, se Partia Socialiste, figuron mjaft dobët sipas sondazheve të tyre të brendshmë, gjë që i është pohuar nga persona brenda PS-së.
“Unë kam disa burime brenda Partisë Socialiste, që më kanë thënë se sondazhet e tyre të brendshmë nuk janë mirë. Duhet të jemi realist, si do gjendet kompromisi”.