Në emisionin Opinion të Blendi Fevziut në TV Klan sondazhi që zhvilloi gjatë emisionit me pyetjen se kush ka të drejtë: Presidenti Meta apo mazhoranca (kryeministri) rezultoi se 66 përqind e shqiptarëve i dhanë të drejtë presidentit Meta. Sipas Fevziut kanë votuar 6700 persona. Të mos harrojnë se sondazhi ishte vetëm në dy orë gjatë emisionit të Opinion.
Edhe me këto shifra të transmetuara live nga Blendi Fevziu tregohet se populli nuk do përplasje, nuk do votime me një palë, nuk pranon mënyrën se si kryeministri po vepron dhunshëm.
Sondazhi i Fevziut është një sirenë alarmi për qeverinë dhe PS-në që ti thërrasin mendjes dhe të mos e çojnë popullin në përplasje civile, por të ulen në dialog dhe të gjejnë zgjidhje.