Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë urgjente për median pas arrestimit të drejtuesve të PD në qarkun e Elbasanit.
Policia ka vënë në pranga pasditen e djeshme kryetarin e PD në Librazhd, Bujar Vreto, ish-deputetin e Qarkut të Elbasanit, Aurel Bylykbashi si dhe drejtues të tjerë të degëve lokale, pas protestës kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prrenjas dhe Librazhd.
“Mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të PD po mbahen paligjshmërisht në arrest, - vërejti kreu i opozitës. - Qindra qytetarë të tjerë që kanë protetsuar kundër qeverisë ndaj aferave të tmerrshme nëpër Shqipëri janë rrahur dhe dhunuar. Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo vendi demokratik. Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar.edi Rama ka vendosur në vend një sistem autokratik jashtë Kushtetutës. Pasi vuri nën kontroll të gjithë pushtetet ai po i përdor kundër çdo kundërshtatri të tij. raprezaljet kanë qëllim të vetëm të intimidojnë qytetarët për t’u tërhqur nga beteja. Ëhstë plani diabolik, është rrugë pa krye që po e çon ramën drejt greminës ku do të tërheqë Shqipërinë. Ai po ndihmohet nga vegla të paskrupullta: Sandër lleshi dhe Arta Marku.
U bëj thirrje oficerëve dhe prokurorëve të mos i binden urdhrave të paligjshëm. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël, këto akte represive po thellojnë gropën ku ka rënë Edi Rama”, tha Basha.