Ish-kryeministri, Aleksandër Meksi, ka dalë në krah të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.
Meksi, nuk pajtohet me institucionet që nuk e zbatojnë dekretin.
‘Një vendim që botohet në fletoren zyrtare duhet të zbatohet detyrimisht. Politikanët duhet të bëjnë politikë dhe të zgjidhin krizën’- ka thënë Meksi, shkruan Ora News.
Ish-kryeministri thekson se kriza mund te zgjidhet nëse ka vullnet.
Kujtojmë se po sot, Presidenti Meta deklaroi se çdo institucion që refuzon zbatimin e dekretit do të përballet me pasoja ligjore.