Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi përmes një deklarate dhënë nga selia e kësaj force politike, dha detaje lidhur me mbledhjen e sotme që pati në selinë blu mes Bashës dhe aleatëve.
Shehi u shpreh se në këtë mledhje u mor vendimi për vijimin e protestave të opozitës, ndërsa shtoi se ato pritet që të mbahen pas vendimit që do të japë Këshilli i Europës për negociatat me Shqipërinë.
Kjo nënkupton që protestat e opozitës mund të vendosen të mbahen pas datës 18 Qershor, duke i radikalizuar edhe më shumë ato, duke marrë parasysh që data e zgjedhjeve është shumë afër.
“Ne po bëhemi gati për një miting tjetër të madh, në Tiranë, do të presim rezultatin e Shqipërisë për negociatat dhe protestat do të rifillojmë. 6 vite nuk i jemi afruar as edhe një milimetër Europës. Nga e hëna dhe mbrapa ne do të kemi lajme të reja”, u shpreh Shehi, po pa specifikuar se cilat do të ishin këto.