Ditën e djeshme në seancën parlamentare të zhvilluar me urdhër të Edi Ramës, për ti bërë një ‘gjyq politik’ pesë orësh presidentit Ilir Meta, pati edhe disa zëra mes mazhorancës që në pamje të parë, dukeshin sikur ‘kishin dalë’ nga rreshti.
Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati e deri diku Bashim Fino, ‘kritikuan’ vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin si ditën ku do të mbahen zgjedhjet lokale të radhës, por nga ana tjetër kërkuan ‘reflektim’ edhe nga ana e Partisë Socialiste. Foli Majko për PS, por a ka më parti me këtë emër?!
Me rastin e krizës së thellë janë shtuar shumë zërat, të cilët kërkojnë një reflektim brenda radhëve të Partisë Socialiste, me synimin ndaljen e vrapit të çmendur të Edi Ramës drejt greminës ku ka hedhur prej kohësh forcën politike që ka uzurpuar, por rrezikon që të zhysë edhe Shqipërinë.
Që në vitin 2005 kur Edi Rama mori frenat e PS dhe me shpejtësi në vitet në vazhdim, kjo parti ku dikur lejohej jo vetëm mendimi ndryshe por edhe fraksioni, u shndërrua në një organizatë klepto-kriminale me emrin ‘Rlindja’. Tani kërkohen ‘burra’ brenda lidershipit socialistë, që të ndalin Ramën. Por a ka më të tillë, apo edhe ata që kanë qenë dikur, Rama tashmë i ka veshur me fustan?!
Pikërisht këtë temë e dilemë, ka trajtuar në karikaturën politike të radhës mjeshtri Bujar Kapexhiu, botuar sot në Mapo.