Paralajmërimi i ish-presidentit: Vendi në pikën kritike, mund të ketë përplasje të rrezikshme

Saturday, 15 June 2019 16:40

“Degradimi i një ekuilibri në mes funksioneve të institucioneve që veprojnë në Shqipëri, shtetin shqiptar e ka çuar drejt një krize të madhe institucionale, politike dhe ekonomike, të cilën asnjëherë nuk e ka pasur deri tani. Ndërsa, çdo nënvlerësim i përgjegjësisë mund të sjellë situata të rrezikshme”.

Kështu është shprehur në një intervistë për “KosovaPress”, ish presidenti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani i cili, ka komentuar gjendjen aktuale në Shqipëri dhe përplasjet në mes presidentit, Ilir Meta dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Sipas Nishanit, Shqipëria sot ka institucionet më të dobëta që kishte ndonjëherë, pasi siç thotë ai, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë pjesë e politikës.

Për tejkalim të kësaj situate të krijuar në shtetin shqiptar ish-presidenti, Bujar Nishani kërkon që të merren më me seriozitet. Ish-kreu i shtetit shqiptar e cilëson gjendjen në vendin tonë si tejet kritike, ndërsa shton se një neglizhencë e shtuar mund të prodhojë një përplasje të fortë.

Sipas tij, integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian është bllokuar. Ndërkohë, fajtor kryesor për këtë e bënë politikën aktuale të Shqipërisë të udhëhequr nga Edi Rama.

Nishani ka shtuar se kjo klasë politike është duke e rrezikuar edhe lëvizjen e lirë të popullit shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...