Banorët e Unazës së re, të cilët vazhdojnë protestën e tyre të përmbrëmshme prej muajsh, sot kanë patur një vizitor special.
Po flasim për ish-kryeministrin Fatos Nano i cili ka kaluar në zonën ku protestohej bashkë me bashkëshorten e tij, Xhoanën, e cila ka qenë në drejtimin e automjetit.
Ja çfarë rrëfen Artan Manushaqe, aktivist i kauzës së banorëve të Unazës së Re:
Nano ndalon në Unazë dhe u thotë banorëve: S'ka Zot që ju prish juve banesat!!
Një banor me inicialet R.R i thotë: Na e bëre dhuratë Edi Ramën?
Nano: Jam bërë pishman para Zotit, dhe thotë Rama Ik, duke bërë edhe xhestin me gisht. .
Kujtojmë që ish kryeministri Fatos Nano është njeriu që rikthehu në Shqipëri Edi Ramën dhe e katapultoi atë në politikë. Por pendimin e tij për këtë veprim ai e ka shprehur disa herë, dhe vizita e sotme tek banorët e Astirit e përforcon këtë.