Shoqërohet nga qindra policë dhe forca speciale, pasi në çdo qytet ku shko, pritet me protesta të mëdha. Bëhet fjalë për Edi Ramën, i cili është i padëshirueshëm në çdo vend të Shqipërisë. Por në një takim të mbrëmjes së djeshme në Korçë, policia dhe punonjësit e Gardës kanë kaluar çdo limit.
Ata kanë kontrolluar çdo njeri që ishte pjesë e takimit me karrige që u organizua.
Një gjë të tillë e ka bërë publike edhe ish-kryeministri Sali Berisha me një video në rrjetet sociale.
‘Kriza e thelle psiqike, paniku dhe terrori kane bere qe Edvini te urdheroje kontrollin e imet fizik edhe te grave dhe femijeve qe shkojne me detyrim ne antimitingjet e tij.
Ndiqni videon e qytetarit dixhital!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.