Pas bërjes publike të lajmit se lideri i opozitës është i kërcënuar, presidenti Ilir Meta ka marrë masat e para.
Mësohet se Meta ka thirrur në zyrë kreun e SHISH, Helidon Bendo dhe kreun e Gardës së Republikës.
Takimi urgjent është thirrur nga presidenti, i cili ka kërkuar informacione në lidhje me njoftimin formal që ka bërë ministri i Brendshëm ndaj rojes së kreut të PD-së, Lulzim Basha.