Publikohen përgjimet e Bild, Rama kapet në vjedhjen e zgjedhjeve

Hënë, 17 June 2019 15:25

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjimet për manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria “Rama” dhe Partia Socialiste. Në përgjime është vet kryeministri Edi Rama dhe zyrtarët më të lartë të PS dhe qeverisë.

E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.

Sipas “Bild”, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30…”

Biseda Rama – Keshi

Rama: Përshëndetje, hë më si duket

Mirë, te pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Arben Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Arnben Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku fleja.

Rama: Çarë deshën me ty?

Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdhaja.

Rama: OK, mirë vllai.

Linku i shkrimit të BILD:

(Vijon…)

Përgjimi 1

Përgjimi 2

Përgjim 3

Përgjime 4

Përgjime 5

Përgjime 6

Login to post comments